• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Çeçen, laluc, malok, katundar…
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Çeçen, laluc, malok, katundar…

August 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Breshkamadh! Kështu i quan shqipja ushtarët italianë gjatë Luftës së Vlorës dhe pushtimit të viteve ’39 – ’43. ‘Dil steresë e jo limanit/ breshkamadh, i breshkamadhit’, ‘seç e shporrëm breshkamadhin’ etj. etj.

Ne që hanim qengj e kec, stigmatizonim tjetrin se hante breshkë. Paçka se breshka nuk ishte ushqim tipik i italianeve si pica dhe pasta psh.

Paçka se kuzhina dhe higjena jonë mbeteshin ku e ku prapa, po t’i krahasoje me italianen.

E megjithatë kjo nofkë ngjan normale. Pushtuesi ngjall urrejtje. Mbase mund të kursehej përbuzja, por kohë lufte ishte dhe lufta nuk para shquan për logjikë, pa le më të shquajë për mirësjellje.

Por parë më gjerë të rezulton se shqipja s’është dorëjashtë në qendrime raciste dhe diskriminime gjithfarë llojesh.

Evgjit, arixhi, shkja, llacifaci, llakallaka. Këto e të tjera si këto kanë ngarkesë të theksuar përkeqësuese për minoritete dhe popuj fqinjë.

Për të mos folur pastaj për shfaqjet raciste në emrat përkeqësues për të ardhurit në qytete si: çeçen, shkulak, ardhacak. Apo në emra që shënojnë përkatësi krahinore si laluc, malok, katundar etj. etj.

Sot një në tre shqiptarë është emigrant dhe provon diskriminim në një masë apo tjetrën. Vështirë të thuash në se ky pësim do t’i shtojë apo pakësojë ngarkesat raciste në gjuhë dhe në mentalitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P. NIKOLLA/ Rama dhe PS-ja në prag të takimit me historinë
Previous article EDVIN KULLURI/ "Mendja me luftarake” perëndimore ne fushën e sigurisë, Andrew Michta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k