• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Bllokimi i rrugëve është dhunë. Madje dhunë e një pakice kundër shumicës
Home
Blog

ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Bllokimi i rrugëve është dhunë. Madje dhunë e një pakice kundër shumicës

April 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot ishin vetëm pak mijëra demonstrues të shpërndarë në 4 pika nevralgjike, që bllokuan për dy orë lëvizjen e gjithë atij lumi njerëzish që kishin planifikuar të udhëtonin për hall, për biznes a për veprimtari të tjera.

Bllokimi i rrugëve, si ky i sotmi, është edhe vetgjyqësi. Më shkrep mua dhe tak-fak, pa u bërë 24 orë, i them stop transportit në pika kyçe në të gjithë vendin.

Qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë për çdo gjë që e konsiderojnë shkelje të të drejtave demokratike.

Aq më tepër kanë tagër të protestojnë për taksa që i konsiderojnë të padrejta, për arrogancë të pushtetarëve etj.

Por askush nuk ka të drejtë që, më kokë të tij, pa pyetur për ligj e rregull, të bllokojë lëvizjen e të cenojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë.

Edhe në botën e qytetëruar, mund të thotë dikush, bëhet bllokim transporti, tokësor, ajror etj.

Ashtu ëshë. Por ka dy ndryshime thelbësore. Bllokime të tilla nuk bëhen sot për nesër. Njoftohen me kohë, që njerëzia të marrë masa e të mos mbetet rrugëve.

Ndryshimi i dytë, shumë më i rëndësishëm, është se protesta të tilla nuk para udhëhiqen nga parti politike, por nga sindikatat.

Nuk janë marifete që të ikë nga pushteti Pilua e të vijë Dilua, por janë protesta qytetare e sindikaliste, për të drejtat e punëtorëve a, më gjerë, të popullit fukara.

Problemi i menaxhimit të Rrugës së Kombit nuk është i ri. Të gjitha palët politike, qeveritarë e opozitarë, kur kanë qenë në pushtet, kanë patur të njëjtën qasje: taksimin e kalimtarëve.

Sa kohë që në Shqipëri nuk do të ketë lëvizje të mirëfillta qytetare e sindikaliste, protesta si kjo e sotmja, do të mbeten hipokrite.

Retorika do të jetë për popullin fukara, realiteti do punojë për një klikë që, e ndarë në dy pjesë, luan farsën e demokracisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Pyetja, “Basha apo Berisha?” dhe sondazhet e mia
Previous article AUGUSTIN PALOKAJ/ Të gjithë e arrestuan Gjuriçin – askush nuk i arrestoi turqit!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k