Kjo qe po shkruaj mund te jete pak e gjate, por shpresoj qe te vlej per te gjithe. Me modesti dhe ne menyre te kuptueshme bera nje analize sinteze per Ligjin e Arsimit te Larte ne Shqiperi.
Hyrje.
Sot kryeministri tha qe u nxitua qe i dha Autonomi Arsimit te Larte pasi Institucionet e Arsimit te Larte nuk diten ta administronin. GENJEU. Autonomine Universiteteve ja u jep KUSHTETUTA ne Nenin 57 pika 7 e saj ku shprehimisht shkruhet “Autonomia e Institucioneve te Arsimit te Larte dhe Liria akademike jane te garantuara me ligj”
Por kete AUTONOMI nuk ja u ka dhene as me ligj, perkundrazi, ligji 80 i dates 22/7/2015 eshte nje ligj tejet kaotik, korruptiv i centralizuar ne duart e qeverise dhe argateve te saj por dhe djallezor. Qe ne nenin 5 thuhet qe qellimi i ligjit eshte te percaktoje rolin e shtetit ne arsimin e larte ?!!
Ky ligj perbehet nga dhjetra struktura gjakthithese te vlerave monetare si te studenteve por dhe te buxhetit te shtetit. Struktura dubluese, parazite, qe nuk i lexova dhe nuk i hasa as ne ligjin e arsimit te larte te Kosoves por as ne ate te Italise. Dhe jo vetem kaq, por pjesa me e madhe e tyre emerohen nga Ministrja e Arsimit dhe Kryeministri (imagjinoni cfare autonomie). Ja disa prej tyre :
Keshilli i Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor (varet dhe emerohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rroge te larte)
Qendra e Sherbimeve Arsimore (varet dhe emerohet nga Ministrja e Arsimit paguhen me rroge te larte)
Agjencia Kombetare e Financimit te Arsimit te Larte (varet dhe emerohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rroge te larte)
Agjencia Kombetare e Kerkimit Shkencor dhe Inovacionit (varet dhe emerohet nga Ministrja e Arsimit, paguhen me rroge te larte)
Agjencia e Sigurimit te Cilesise ne Arsimin e Larte (emertohet nga Kryeministri, paguhen me rroge te larte)
Bordi i Akreditimit (emerohet nga Kryeministri)
Bordet e Administrimit ku me shume se gjysma e tyre (qe perbehen kryesisht nga 7 vete) emerohen nga Ministria e Arsimit por dhe nga Kryebashkiaku ku ndodhet Institucioni i Arsimit te Larte, rrogat e tyre paguhen nga studentet dhe buxheti i shtetit.
Institucionet e Arsimit te Larte sipas nenit 32 i raportojne Ministrise se Arsimit per Buxhetet dhe parashikimet e tyre (kane patur dijeni)
Gjithashtu Kryeministri genjeu kur tha qe Ministria e ka vendosur kufirin e pageses per arsimin e larte qe mos abuzohet, nderkohe qe tavanin sipas nenit 7 te ketij ligji e ka vendosur vetem per tstudimet e ciklit te pare (3 vjecar)… (per Masterin le te rripen te gjalle studentet dhe familjet e tyre)
Edhe Infrastruktura universitare dhe kontrolli per te eshte detyre e Ministrise se Arsimit sipas ligjit sic eshte edhe leshimi i Kartes se Studentit. (shprehimisht ne ligj)
Vazhdojme me strukturat e vampirave.. ku askund nuk haset emri student.
Konferenca e Rektorve
Kolegji Universitar
Institucionet e Arsimit te Larte
( qe statuset ju aprovohen edhe ne heshtje nga Ministria ? e padegjuar kurre kjo procedure mafioze)
Senati
(ku i cili edhe pse vendos per taksat dhe planet buxhetore mbi studentet, perfill dhe perfshin vetem 10% te tyre.
Po kjo perqindje poshteruese e Studenteve eshte edhe per zgjedhjen e Rektorit dhe Dekanit. Qe edhe kjo perqindje mund ti zerohet ne rast se nuk shprehen ne Statutin e ketyre organizmave mafioze qe quhen ne gjuhe ligjore Institucione te Arsimit te Larte.
Por gjithesesi vemendja ime mbeti tek Bordi Drejtues i cili eshte me nje afat 5 vjecar dhe eshte misherimi i kapjes se arsimit per pazare te perbashketa shtet/senat me skllaverimin dhe shfrytezimin e studenteve dhe organi vendimarres kryesor.. dhe ritheksoj ne shumicen e rasteve perbehet nga nepunes shteti dhe bashkish qe marrin rroga mujore plus nga ky muhabe.. imagjinoni se sa borde dhe fakultete ka Shqiperia. Organe te tjera qe paguhen jane :
Rektori
Dekani
Shefi i Departamentit
Administratori i Institucionit te Arsimit te Larte
( tmerr me vete ky pozicion dhe ajo rroge)
Administrator i Njesise Baze
(tjeter shushunje dhe ky)
Personel akademik
Personel Akademik i ftuar
Personel Ndihmes/akademik
Personel Administrativ
Te gjitha keto struktura te siper permendura jetojne me gjakun e studenteve te ndershem shqiptare dhe te familjeve te tyre…
JA KY ESHTE LIGJI QE REVOLTOI SHQIPTARET ME TE MIRE TE KESAJ TOKE… KY LIGJ MAFIOZ DHE GJAKPIRES.
Per mos folur per Nenet 107 dhe 108 e vijues qe ju jep mundesine Universiteteve Private te marrin para nga shteti ? por edhe qe nepermjet procedurave tipike mafioze disa Fakultete ti shndrrojne nga publike ne private, dhe tju marrin dhe transferojne dhe pronat e patundshme nga shteterore ne private..
Ligji i Arsimit te Larte sot me ka lene pa fjale, jam e shokuar, po si mundesh valle te besh kesi pacavureje kriminale totalisht te centralizuar ne duart e shtetit, militanteve zyrtare dhe militanteve te veshur si profesor… ky ligj vec per shkencen dhe dijen nuk flet, per studentet aq me pak, ky ligj eshte nje ligj GJOBEVENES.. Si ky Ligj jane shumica e ligjeve qe kjo kaste e ndyre dhe e pangopur ka aprovuar..
KY LIGJ DUHET SHFUQIZUAR !!!
KAQ DHE PIKE MUHABETI !!!!
(kush te doje mund ta bej share, te gjithe duhet te kuptojme ne thelb se ky ligj dhe vetem ky ligj i votuar ne pakete nga kjo kaste politike eshte problemi dhe jo rinia jone e bukur dhe e mencur qe nuk do me te jete e skllaveruar, ky ligj u be pa e perfillur dhe me djallezi por kane harruar qe “What Goes Around Comes Around ”
Leave a Reply