• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BRIZIDA GJIKONDI/ I gjithë pushteti grave!
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI/ I gjithë pushteti grave!

September 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sot është një ditë historike për gratë shqiptare.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra.

Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.

Po vjen epoka e emancipimit dhe barazisë reale të gruas shqiptare. Sepse gratë shqiptare si dhe gratë e botës ju është dashur të luftojnë dyfish, sic thoshte Rita Levi Montalcini, ju është dashur përherë të mbanin dy pesha, atë të jetës private por dhe atë shoqërore, gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë.

Gruaja shqiptare ka qënë e bllokuar prej shekujsh për të patur akses në botën e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekzekutivit sidomos.

Vetëm në mesin e shekullit të XX gruaja shqiptare filloi të hedh hapat e parë të ekzistencës së saj si qënie politike, qoftë edhe pse me një politizim, maskilizim dhe ndrydhje të skajshme, ajo filloi të çapitet në rrugën e gjatë të emancipimit ndërkohë që simotrat e saj evropiane kishin arritur majat.

Gjithësesi qeveria Rama 3, është një lajm i mirë, por sidomos për emrat që ka ofruar. Përherë kam vlerësuar punën e dukshme të ministreve Balluku, Manastirliu, Margariti por kënaqem kur shikoj në këtë qeveri edhe emra jo politikë por mirëfilltazi profesionist dhe të përkushtuar si Krifca dhe Ibrahimi.

Sot është një ditë e madhe, personalisht ndjehem e ngazëllyer, 12 gra, nëna dhe vajza shqiptare sot janë në krye të vendit dhe nga kjo arritje emancipuese vetëm të mira do kemi pasi jo më kot Gandi shprehej se “Me guximin dhe vetë-mohimin gruaja është gjithmonë më superiore se burri … ”

Shqipëria ka shumë nevojë, për paqe sociale, përulësi, vetëmohim, vizion dhe dashuri pa hesap e kush më mirë se gratë dinë ti ofrojnë këto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Mandat i katërt? Varet nga votuesit rishtarë…
Previous article ARTUR AJAZI/ Dy “botëkuptime”, asnjë përqasje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k