• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLERINA HOXHA/ Patriotizmi i turistëve nga Kosova “vdiq”
Home
Blog

BLERINA HOXHA/ Patriotizmi i turistëve nga Kosova “vdiq”

August 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Të ndodh rrallë që edhe në ditët e pushimeve të harrosh veset e “profesionit”. Ndërkohë që je në shezlon dhe në mungesë dëshire, dëgjon bisedën e një çadre ngjitur teje dhe kupton që janë disa italianë që “qanin” hallet e krizës ekonomike në Itali. Dy çadra më tej dëgjon 2 anglezë (të paktën nga theksi dukeshin të tillë) që flisnin për motin dhe disa batuta “elegante” të llojit të tyre. Një çadër më përpara dëgjon ca kinez që flasin me zë të lartë nga çka thanë vetëm fjalën “Ni hao” arrita të kuptoj dhe diku aty rrotull ca çekë që s’iu mora vesh asnjë fjalë nga diskutimi i bërë.

Pas disa minutash reflektimi, kuptoja që mungonte diçka!

Ende nuk kisha dëgjuar “dialektin e ëmbël” prej Kosove të më përshëndeste “Ani de, shka po ban?” Në marketin e lagjes, diku në Durrës nuk ka radhë të gjata njerëzish që blejnë “pandofla” as te furra e bukës nuk e dëgjoja më shprehjen “mi ban 3 panina”. Për më tepër shitësja e furrës më thotë gjithë pikëllim “jam gati të ul qepenin e biznesit se nuk ka turistë që vijnë të blejnë…”.

Në 20 vitet e fundit Durrësi ka qenë mbipopulluar nga turistët kosovarë, por jo këtë vit.

Fillon njeriu dhe analizon çfarë po ndodh?

Kam besimin se shumë prej jush e kanë harruar zhurmën e taksës së Rrugës së Kombit. Ca e kanë harruar nga pushimet, ca po janë të zënë me Reformën në Drejtësi, ca të tjerë kanë hallet e veta dhe s’merren dot me hallet e “Shqipërisë”. Me sa duket nuk ishin vetëm kuksianët ata që protestuan për taksën e Rrugës së Kombit që u propozua të vendosej 5 euro për vetura (10 euro për autobusë) por edhe shqiptarët e Kosovës. Këta të fundit protestuan në një mënyrë më elegante, duke bojkotuar pushimet në Shqipëri. Do thoni ju s’kanë ku të shkojnë! Sigurisht që kanë. Kanë Malin e Zi, i cili jo vetëm që ofron çmime më të mira por edhe kushte dhe shërbim më të mirë.

Shpresoj shumë që ky dështim i turizmit në Shqipëri këtë sezon të jetë një mësim i mirë për “politikëbërësit”, për të reflektuar që ka diçka që nuk shkon me taksën e Rrugës së Kombit. Dikush nga ju mund të dalë e të më thotë që këtë taksë e ka gjithë bota, por ne nuk jemi “gjithë bota” dhe përpara se të vendosim një taksë duhen analizuar pak edhe pasojat në afatmesëm.

Më vjen keq t’ju them por patriotizmi i turistëve nga Kosova VDIQ dhe shkaku i kësaj është taksa e Rrugës së Kombit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MITRO ÇELA/ Projekti serb për ndarjen e Kosovës
Previous article PETRIT VASILI/ Germadhat provinciale, qe qeverisin dhe urrejne Tiranen!!!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k