• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLENDI SALAJ/ I keni parë këto kohë sa të mirë janë shqiptarët jashtë shtetit, jo si këta rrugaçët e qurashët e Tiranës
Home
Blog

BLENDI SALAJ/ I keni parë këto kohë sa të mirë janë shqiptarët jashtë shtetit, jo si këta rrugaçët e qurashët e Tiranës

March 28th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ju ka qëlluar t’i shihni në televizion? A i keni vënë re? E kam fjalën për shqiptarët në diasporë që lidhen në Skype me studiot televizive këto ditë e netë të koronavirusit.

Ju ka bërë përshtypje sa të dijshëm janë? A ju ka rënë në sy thjeshtësia e tyre?

Po flas për mjekë, artistë, shkencëtarë e njerëz biznesi të shkëlqyer.

Vajza dhe djem, gra e burra që kanë arritur pa grabitur, janë shkolluar pa plagjiatura dhe janë pasuruar pa vjedhur.

Nuk kanë injorancën e deputetëve, arrogancën e ministrave e as “rrufjanizmin” tipik të pushtetarëve tanë.

Nuk reklamojnë syzet me skelete ari që mbajnë “elitat” e Tiranës, as kostumet milionëshe të “analistëve të pavarur”.

Më intrigon sesa shumë ndryshon shembulli që përfaqësojnë këta, nga fytyrat e zakonshme të ekraneve tona.

Mendojini pak ato fytyra. Krahasoji këta shqiptarë të diasporës me ata që na përfaqësojnë në partitë politike, kuvend dhe institucionet e tjera. Diçka nuk shkon.

Të kesh potenciale si këta dhe të përfaqësohesh nga rrugaçët, është çmenduri.

Çmenduri është edhe niveli i hipokrizisë që kemi përtypur. Zgërdhimat që kemi duruar.

Zyrtarët e korruptuar për të cilët bëjmë sikur s’dimë gjë, apo harruam.

Deputetët që të shkruajnë s’dinë as emrin e tyre janë buçko ku-mi-gjen, unë më problem kam kryetarët e bashkive njëherësh anëtarë bandash, ministrat KÇK, kryetarët e partive sekte mbushur me qurrashë plot oreks që pretendojnë të jenë ata të korruptuarit e së nesërmes.

U zgjata pak, por dua të them; I keni parë sa të mirë janë shqiptarët andej? Ka edhe këtu plot të mirë ashtu, por është (ende?) koha e maskarenjve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ata nuk janë 30!
Previous article ERVIN LERA/ 30 Mjekë, sa 300 Spartanë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k