• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLENDI KAJSIU/ Diktatori Edi Rama, që na mori frymën
Home
Blog

BLENDI KAJSIU/ Diktatori Edi Rama, që na mori frymën

May 18th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Prej kohësh tashmë, në rre thet opozitare është krijuar ideja se Edi Rama ka instaluar në Shqipëri një “regjim”.

Ndonëse të gjithë e përdorin dhe askush nuk e përkufizon, termi regjim përdoret si sinonim për diktaturë apo sistem autoritar.

Kjo del qartë nga fakti që në leksikun tonë, termi “regjim” historikisht është përdorur në tri raste; regjimi zogist, fashist dhe komunist. Të tria ishin regjime pa demokraci.

Ndaj jo rastësisht Rama krahasohet me Erdoganin dhe Putinin në mediat tona.

Pak rëndësi ka që analistë dhe gazetarë të njohur e sulmojnë Kryeministrin ditë e natë në ekranet dhe gazetat kryesore dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shumë ndryshe nga kolegët e tyre gazetarë në Turqi apo Rusi, ku një kritikë ndaj Erdoganit apo Putinit të çon në burg ose varr.

Përveçse tejet i pasaktë ky karakterizim i qeverisjes Rama si diktaturë, prodhon tri efekte negative.

Së pari, injorimin e problemeve reale të qeverisjes aktuale, siç është degradimi i administratës publike. Së dyti, kërkimi i rrugëve antidemokratike për “rrëzimin” e Ramës.

Së treti, mungesën e reformimit të opozitës. Lufta kundër diktaturës imagjinare të Ramës jo vetëm injoron, por edhe delegjitimon kritikën reale që mund t’i bëhet qeverisjes së tij siç është degradimi i administratës publike.

Ndonëse para 8 vitesh socialistët premtuan se do bëjnë shtet, sot jemi ende larg këtij qëllimi. Burokracia, që është shpirti i shtetit, si dhe punësimi në sektorin publik në përgjithësi, janë shumë larg të qenurit meritokratike.

Ky problem themelor i shtetit shqiptar duket pothuajse i parëndësishëm përballë luftës e kundër “diktaturës” Rama.

Por nëse mund të tregohet qartë që Shqipëria sot ka një problem madhor me degradimin e administratës dhe sektorit publik, është e pamundur të argumentosh se jemi në Putinizëm apo Erdoganizëm.

Madje, qeverisja Rama nuk arrin as nivelet e autoritarizmit të Viktor Orban në Hungari, në zemër të Europës. Ndaj kritika opozitare e legjitimon qeverisjen Rama kur godet problemet e saj imagjinare dhe jo ato reale.

Kjo prodhon zgjidhje sa të varfra, aq edhe jo demokratike, që bazohen te rrëzimi i dhunshëm i “diktaturës Rama”, që nuk mund të ndryshojë me votë.

Ndaj në krahun opozitar ka thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, dalje nga sistemi dhe protesta. Ajo që të habit është se ideja që Rama nuk përmbyset me votë bazohet thjesht te dështimi elektoral i opozitës aktuale.

Pra, fakti që Basha, Berisha dhe Meta nuk fituan shumicën e votave në zgjedhjet e 2021, vërteton se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira.

Ama, të thuash se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira sot sepse shumica e shqiptarëve nuk duan të qeverisen nga e njëjta aleancë PD-LSI dhe të njëjtat fytyra që penalizuan në zgjedhjet e lira të vitit 2013, është sa absurde, aq edhe problematike.

Sipas kësaj logjike problem nuk është opozita, por zgjedhjet. Ndaj duhet të ruajmë opozitën që kemi dhe të zëvendësojmë zgjedhjet me revolucion. Ky lloj argumentimi vret dy zogj me një gur.

Eliminon nevojën e reformimit të opozitës dhe deligjitimon zgjedhjet si mekanizëm për rrotacionin e pushtetit. Pa këta dy zogj, demokracia në Shqipëri gjithmonë do zvarritet dhe kurrë nuk do të ngrihet nga toka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Lajmet e rreme mbi hapjen e kutive të 25 prillit
Previous article DORJAN KOÇI/ Modernizmi i politikës dhe jetës sociale të vendit përmes faqeve të librit "Politika si Ide"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k