• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLENDI GASHI/ Rasti i gylenistëve: Si Haradinaj “tregoi muskujt” me Pacollin, por jo edhe me Thaçin
Home
Blog

BLENDI GASHI/ Rasti i gylenistëve: Si Haradinaj “tregoi muskujt” me Pacollin, por jo edhe me Thaçin

April 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ramush Haradinaj, edhe pse kryeministër (posti me vendimarrjen me të madhe në vend), ka dëshmuar ditëve të fundit se nuk i ka plotësisht duart e lira.

Rasti i arrestimit të gylenistëve ka shpërfaqur qartë se “muskujt” më të fortë vazhdon t’i ketë Hashim Thaçi, presidenti aktual.

Kjo u dëshmua me vendimin që Haradinaj mori për lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorit të Intelegjencës, Driton Gashi.

Ndërsa në rastin e parë Ramushit i eci fjala dhe AKR-ja përkundër disa kundërshtimeve u pajtua ta lirojë nga detyra ministrin e tyre (sigurisht pasi kryeminsitri mund t’i ketë kërcënuar se mund t’i largojë nga qeveria, pasi veç me dy deputet mbajnë disa ministri e sigurisht numër të madh zv.ministrash), në rastin e dytë, të kryespiunit, Haradinajn u dorëzua.

Se nuk e ka në dorë krejtësisht fatin e kreut të Intelegjencës edhe pse e liroi nga detyra, Haradinaj e pranoi në një konferencë për media të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë, duke thënë se ai ka kryer pjesën që i takon dhe tashmë vendimi final mbetet tek presidenti.

“I pari (Sefaj)është kompetencë vetëm e imja. I dyti (Gashi) është proces i përbashkët, gjysma e punës është kry. Unë e kam liru, ndërsa gjysma e punës ka mbetur”, deklaroi Haradinaj.

Ndërsa mosveprimi i Thaçit për rastin e kreut të AKI-së është raportuar si shpërfillje ndaj Haradinajt, ky i fundit thotë që nuk ka dëgjuar që presidenti të ketë thënë që refuzon ta shkarkojë Gashin nga detyra.

“Tani presidenti i ka procedurat e veta. Nuk e kam dëgjuar që ka dhënë që e refuzon”, ka thënë Haradinaj.

Por kryeministri nuk ka treguar se si do të veprojë nëse Thaçi nuk merr vendim që përfundimisht ta shkarkojë nga detyra kryespiunin.

Nëse kjo ndodh, përveçse do prishnin raportet dy krerët më të lartë të vendit (çka së fundmi është raportuar se ka krisje të mëdha mes tyre, por që u zbutën paksa në drekën e pashkëve të shtruar nga ministri Pal Lekaj), atëherë Haradinaj do të cilësohej edhe si një kryeministër që nuk i përfillën vendimet.

Për të mos dalë publikisht se Thaçi ka “muskujt” më të fortë se Haradinaj, ky i fundit është dashur të paktën të jetë më i kujdesshëm që para se ta marrë vendimin për lirimin e  kryespiunit të dakordohet me presidentin.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Thaçi do të kryejë apo jo edhe gjysmën e punës, siç thotë Haradinaj, pra ta merr edhe ai vendimin për lirimin e kryespiunit nga detyra. (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fake news dalin gjithmonë fituese ndaj atyre të vërteta
Previous article Paraja është e paparashikueshme

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k