• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BLENDI GASHI/ Opozita kosovare: Ja si e pamundëson rrëzimin e Ramushit
Home
Blog

BLENDI GASHI/ Opozita kosovare: Ja si e pamundëson rrëzimin e Ramushit

July 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nuk ka ditë që opozita kosovare të mos e kërcënojë qeverinë “Haradinaj” me rrëzim, e ku prej muajsh flasin për nisjen e një mocioni mosbesimi.

Është partia e parë opozitare, LDK-ja e Isa Mustafës, ajo që prej kohësh ka paralajmëruar ngritjen e mocionit, por që deri më tani nuk ka marrë asnjë veprim konkret, kjo sigurisht për shkak të mungesës së numrave.

E duke qenë aktualisht e pamundur rrëzimi i Ramushit nga pushteti, gjithnjë aritmetikisht, opozitarët po përplasen mes vete ku hedhin akuza se kush po ja zgjat jetën kësaj qeverie.

Së fundmi, për çështjen në fjalë janë përplasur ish-shokët e idealit, deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Partisë Socialdemokrate, ndërsa të dy këto parti kanë marrë përgjigjen nga PDK-ja e Veselit për rrëzimin e qeverisë.

“Fajtore” për përplasjen mes opozitarëve u bë vetëvendosësja Albulena Haxhiu e cila thumboi PSD-në e Ahmetit, ndërkaq foli për një koordinim të mirë me LDK-në për rrëzimin e qeverisë.

“Ka kohë që opozita, LV dhe LDK, janë duke u koordinuar për mosvotim të projektligjeve, për të dëshmuar të vërtetën brenda kuvendit, për të dëshmuar se qeveria aktuale, është qeveri e pakicës dhe s’ka legjitimitet të vijoj më tej. Por sot haptaz, PSD, doli në anën e koalicionit qeverisës. Pra ia mundesonte kuorumin, e votimin Kadriut e Ramushit. Një herë me vota të LV u bën deputet e deputete, mandaj e bën një grup më vete kundër LV, mandej me vota të LV i mbajnë postet në Kuvend. Tash po duan me votat të votuesve të LV t’i bëhen patericë Ramushit e Kadriut.

Pas ca ditësh edhe Thaçit. Ka kohë që këtyre u ka humbur rruga në oborr, por qytetarët duhet ta dinë se kush po ia zgjat jetën kësaj qeverie të skandaleve e pazareve”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Nuk vonoi shumë dhe Haxhiut i erdhi kundërpërgjigja nga ish-shoku i saj, deputeti aktual i PSD-së, Frashër Krasniqi që akuzat e vetëvendosëses i quajti hipokrizi, duke thënë se ata janë të gatshëm të japin nënshkrimet për ta rrëzuar qeverinë.

“Ligjet që u votuan sot (dje), ishin ligje për të mirën e qytetarëve dhe jo mbështetje e qeverisë. Ato ligje i votoi edhe VV, gjë që shpërfaq edhe më hapur mashtrimin dhe hipokrizinë e tyre kur i akuzojnë të tjerët se po ia votojnë qeverisë ligjet. Kërkoni ose jepni nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, dhe PSD-në e keni të gatshme! Kërkoni ose jepni nënshkrimet për ta parandaluar drejtimin e dialogut prej Thaçit, dhe PSD-në e keni të gatshme! Përndryshe, çdo akuzë e keni mashtrim e çdo shpifje po e bëni për ta fshehur të vërtetën që ju s’po doni zgjedhje, dhe që ju jeni dorëzuar para Hashim Thaçit”, shkruan Krasniqi në Faebook.

Ndërsa ish-shokët e idealit kacafyten se kush s’po dëshiron ta rrëzojë Ramushin, partia më e madhe në koalicionin qeverisës, PDK-ja e Kadri Veselit thotë se nuk ja ka frikën fare opozitarëve, ndërsa ironizon jo pak me ta.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se qeveria “Haradinaj” mund të rrëzohet vetëm me veprime dhe jo me llafe.

“Qeveria rrëzohet me veprime e jo me llafe. Nuk ka potencë kjo opozitë për me e sfidu Qeverinë me mocion votëbesimi”, ka deklaruar Krasniqi për “Indeksonline”.

Kujtojmë se tre partitë opozitare së bashku kanë 58 vota, (LDK 27), (VV 19) dhe PSD (12), ndërsa për ta rrëzuar qeverinë i duhen edhe tre vota, pra duhet të kenë të sigurta 61 vota.

Dhe duke parë se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova mund të mos votojë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” pasi shihet si një “xhoker” i Ramushit, atëherë opozitarëve ju duhen edhe 4 vota të deputetëve shqiptarë, pasi kanë deklaruar se nuk llogaritin në votat e Listës Serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIM GOSLING/ “Internacionalja” nacionaliste po shpërbëhet
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Pasojat e rënda të dy Shqipërive

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k