• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLENDI GASHI/ Demarkacioni që përplasi ish-shokët e luftës
Home
Blog

BLENDI GASHI/ Demarkacioni që përplasi ish-shokët e luftës

March 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Demarkacioni, edhe pse tashmë i ratifikuar vazhdon të shkaktojë përplasje mes aktorëve politikë.

E ndodh që dhe mes miqsh të vjetër, kjo temë të futet si pykë. Kështu po ndodh mes ish-shokëve të armëve, vetëvendosësit Rexhep Selimi dhe Haradinajve.

Pak ditë pasi Selimi u përplas me mikun e tij, Dautin rreth kësaj teme, në seancën e së premtes është kapur keq me të vëllanë, Ramushin, ku janë përdorur edhe fjalë fyese.

E gjitha nisi pasi Selimi tha se “pas miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra”, duke aluduar se vendi ka humbur tokë. Kjo e nervozoi tej mase Ramushin i cili drejtoi akuza të rënda ndaj vetëvendosësit për sabotim të luftës.

“Ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit token. Ti je rrenc i madh. Ti ke qëndruar në Shqipëri, je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës. Gjithë kohës e din që nuk është ashtu. Je ul afër këtij burri për vota. Ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt”, reagoi Haradinaj.

Replikat më pas vijuan deri në pikën e nxjerrjes së të palarave të së djeshmes mes tyre si ish-krerë UCCK-je, deri kur u desh ndërhyrja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili i luti që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Selimi do vazhdojë raportet e mira që ka për vite të tëra me vëllezërit Haradinaj apo pas përplasjeve të fundit përfundimisht do prishin miqësinë. E ka fajin Demarkacioni? Jo, politika! Ajo i ngatërron punët…edhe miqësitë. /tesheshi.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ S’bëjmë keq që flasim për ngrehina e kulla, por pa artin do të ngjajnin si trupi pa shpirt
Previous article MICHAEL KNIGGE/ John Bolton mund të jetë gozhda që mbyll arkivolin e marrëveshjes me Iranin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k