• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Të “virgjërit” e Tiranës, s’kanë nevojë për paratë e Athinës!
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Të “virgjërit” e Tiranës, s’kanë nevojë për paratë e Athinës!

October 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Bledi Lumani

Kur Wikileaks nxorri para disa vitesh listën e personave që raportonin në Ambasadën e SHBA në Tiranë, pati habi.

Një koleg tha me humor se “ne mendonim që spiun ishte vetëm filani (bëhet fjalë për një gazetar), po këta qenkan të gjithë”.

Atëhere kjo gjë nuk u konsiderua skandal (edhe pse në Ambasadë raportonin dhjetëra deputetë), pasi SHBA konsiderohet si një vend mik, që na do të mirën.

Ndryshe qendron puna me Greqinë, e cila paguan politikanë e gazetarë në Shqipëri për politikat e saj, kundër interesave të Shqipërisë.

Dhe nuk ka nevojë të përmenden emra, pasi në shumicë ata dihen.

Fjala vjen, në Gjirokastër, në masë të madhe, ata që jetojnë atje, e dinë me emër e mbiemër se kush punon për interesat e Greqisë dhe paguhet nga Athina.

E njëjta gjë mund të thuhet për Sarandën, Himarën, Përmetin etj, që kanë lidhje më të afërta me Greqinë dhe ku propaganda greke është më e fortë dhe më aktive.

Ajo që ka shkaktuar irritim, është fakti se këto financime janë “zyrtarizuar” për herë të parë nga Athina, e cila ka pranuar se ka një fond për të paguar “njerëzit e saj” në Shqipëri.

Publikimi i listave me emra pastaj, e ka bërë debatin qesharak, pasi aty janë përfshirë të gjithë figurat publike shqiptare, duke përfshirë madje edhe aktorë e këngëtarë.

Irritimi i të përmendurve në këtë listë, është edhe më qesharak.

Le të ndalemi p.sh tek Shpëtim Idrizi.

Unë s’e besoj asfare se ai merr para nga grekët. Nuk ka nevojë!

Ka bërë aq shumë pazare politike me partinë e çamëve gjatë këtyre viteve, duke kaluar herë me Metën, herë me Berishën e herë me Ramën, sa nuk ka nevojë për paratë e grekëve.

E përdori aq keq PDIU-në, duke e “ç’çamizuar”, sa ua dorëzoi të fortëve dhe njerëzve me lekë, të cilat realisht ia kanë marrë partinë dhe tani i ka mbetur vetëm vula dhe logua, se deputetët i ikën me Ramën.

Apo të ndalemi tek gazetarët.

Nuk kanë nevojë as ata të paguhen nga Athina, se aq sa thuhej se merrnin nga grekët, ua japin në një muaj politikanët e Tiranës, për të bërë propagandë për ta.

Në rrethin gazetaresk, e dinë të gjithë se shumë nga ata që bëjnë opinionin politik çdo mbrëmje në banaqet televizive, janë në borderotë e PS, PD dhe LSI.

Dhe bëhet fjalë për pagesa të frikshme, nga 10 deri në 15 mijë euro në muaj, të cilat janë para droge apo “biznesmenësh” që kalojnë nga këta të fundit tek politikanët dhe nga politikanët tek gazetarët.

Mos kërkoni emra kush janë, se i shihni çdo mbrëmje në TV!

Ndaj ky irritimi për “listat greke” duket qesharak!

Kemi “listën shqiptare”, që është ku e ku me atë greke!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Shthurja e një kombi nis me ligjërimin
Previous article BEDRI ISLAMI/ Ruaju nga grekët kur të bëjnë dhurata

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k