• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Për eurot me “helm” që mblodhi Rama
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Për eurot me “helm” që mblodhi Rama

February 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria ka arritur të sensibilizojë në mënyrë të pashembullt botën, duke grumbulluar më shumë se një miliard euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit”, shkruan Deutsche Ëelle.

Edi Rama, me të drejtë nuk e fshihte dot entuziasmin, pasi në nisje të Konferencës, ministri i tij Arben Ahmetaj, nuk parashikonte mbledhjen e më shumë se 400 milionë eurove.

Përveçse një ndihmë e madhe financiare, ky është edhe një kapital politik për Edi Ramën, që me siguri do ta shfrytëzojë në kuadër të ambicies së tij për të marrë mandatin e tretë qeverisës pas një viti.

Është kjo arsyeja, që sapo u bë publike shifra e mbledhur, nisi beteja për “shfryrjen” e saj, me argumentin se ekziston rreziku që ato mund të vidhen dhe do të ketë abuzime. E dinë mirë këtë punën e vjedhjes.

Por krye-argument është kthyer fakti se pjesa më e madhe e këtyre parave nuk janë falur, por janë dhënë në formë kredie.

Dhe kjo quhet dramë, pasi do të duhet të paguajmë interesat e kredisë së marrë.

Janë alarmuar aq shumë, sa kanë nisur një fushatë të tërë, për të na treguar se ato para që u mblodhën, në fakt nuk janë ndihmë, por një e keqe e madhe, që do groposë Shqipërinë e zhytur në borxhe.

Gati sa nuk thonë, nuk i duam këto para, se do na marrin më qafë. Kthejini mbrapsht!

Është e vërtetë që shuma kryesore e parave të mbledhura janë në formë kredie -ndërkohë që nuk janë pak, mbi 300 mln euro të falura- por është po e vërtetë se fjala vjen, Banka Islamike p.sh, që dha shumën kryesore, më shumë se 300 milionë euro, e ka si parim që kreditë i jep pa interesa dhe kamatë.

Edhe Banka Botërore apo vendet e tjera mike, i kanë dhënë këto para me një përqindje poshtë 2%.

Nuk e di se çfarë pretendojnë këta që po japin alarmin për ndihmën e huaj, ose borxhin, siç kanë qejf ta quajnë, se ja nuk i morëm ato para, meqë qenkan me “helm”, me çfarë do të ndërtohen ato shtëpitë e shembura, kur vetë shteti shqiptar nuk ka fuqi ta bëjë këtë?!

Do t’i lëmë jashtë ata njerëz që kanë mbetur pa shtëpi?

Apo do ndjekim shembullin e ndihmës turke, 10 shtëpi falas e një xhami nga pas?

Po pse duhet menduar vetëm negativisht, kur në fakt ato para mund t’i japin një hov të madh ekonomisë, duke qenë se do të hapet një front i madh pune dhe do të kemi jo vetëm ndërtime pallatesh e shtëpish, por edhe shkollash, çerdhesh e qendrash shëndetësore? Apo këto nuk quhen!

E vërteta është se që në fillim, të gjithë e dinin se rindërtimi do të bëhej me borxhe, pasi i tillë vend jemi, që vetëm me borxhe kemi mbijetuar.

Ajo që nuk dinin, është shuma e frikshme që arriti të mblidhe Rama, nga donatorët e huaj.

Dhe një vit para zgjedhjeve, kjo shumë bëhet edhe më e frikshme, pasi rindërtimi me gjasë përfundon kur fillon fushata zgjedhore.

Hajde munde Ramën pastaj, kur të shfaqet përditë në TV me çelësat në dorë, duke shpërndarë shtëpitë e rindërtuara!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Dr. Petrela sot ka punë, me këta të sëmurët tanë mendorë!
Previous article BATON HAXHIU/ E vërteta njëmiliardëshe e Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k