• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!

March 2nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Bledi Lumani

Një i njohur nga SHBA, ishte duke më pyetur për shkaqet e protestës në Tiranë.

Ia shpjegova shkurt, se shkaku zyrtar, është pretendimi për vjedhjen e votave nga Edi Rama.

Kur më pyeti se kush proteston, e pata pak të vështirë t’ia shpjegoja.

-Është dikush që ka bërë masakër me vjedhjen e votave (dhe jo vetëm)  ndër vite, por tani ka “reflektuar” dhe kërkon zgjedhje të lira, i thashë.

-Po pse u kujtuan pas dy vitesh për të protestuar, dhe pse nuk iu drejtuan gjykatës në kohë, nëse kishin pretendime për vjedhjen e votave, më pyeti?

Ishte e bezdisshme për mua ta vazhdoja këtë bisedë dhe ia preva shkurt, “janë muhabete Shqipërie këto, më mirë flasim për ndonjë gjë tjetër”.

Dhe ndërkohë, isha duke lexuar një shkrim të Artan Fugës.

Profesori ka ngritur alarmin, se po vidhen edhe zgjedhjet për Akademinë e Shkencave.

Ndërsa mbarova shkrimin, me titra në TV shfaqeshin akuzat për manipulime edhe në zgjedhjet e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Psherëtima ime në formë pakënaqësie, ndeshi në pyetjen e mikut tim amerikan!

-Ka ndodhur gjë, më tha?

-Një tjetër muhabet Shqipërie, ia preva, dhe i shpjegova shkurt çfarë ishte duke ndodhur në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe në Akademinë e Shkencave.

-Këtu tek ju u vidhka edhe vetë Zoti, jo më vota e njeriu, ma priti me të qeshur ai.

Nuk kisha çfarë t’i shtoja!

Vjedhja, korrupsioni, padrejtësia dhe gjithë të këqijat e tjera, tashmë janë bërë kulturë në këtë vend dhe është vështirë që të ndryshohet.

Ironia është se pikërisht ata që e futën këtë kulturë, sot janë në krye të një proteste të drejtë, por me protagonistë, njerëzit e gabuar!

Është njësoj si të vihet djalli, në krye të një lëvizje për të pastuar botën nga mëkati!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Sot i humbi kuptimi Skënderbeut, mafiozi milioner Ilir Meta “pshurr” heroin
Previous article ALTIN KETRO/ Albana, mos u mbyt në një pikë ujë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k