• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Karagjozët e Presidencës, që sillen me “Venecian” sipas “vaktit”
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Karagjozët e Presidencës, që sillen me “Venecian” sipas “vaktit”

June 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Komisioni i Venecias, sipas asaj që raportojnë mediet, i ka dhënë të drejtë Ilir Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ose më saktë, justifikon qëndrimet e presidentit Meta dhe i jep të drejtë që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, si e zgjedhur automatikisht në Kushtetuese nga mekanizmi zhbllokues.

Në opinionin e Venecias thuhet se “presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme, por në mungesë të boshllëkut ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, mekanizmi zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm.

Është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga presidenti.

Prandaj duket e arsyeshme që presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”.

Në lidhje me procedurën e betimit, duke qenë se Vorpsi u betua para një noteri, Komisioni i Venecias thekson se, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, betimi para presidentit është i detyrueshëm dhe  parakusht për të marrë detyrën.

Ilir Meta reagoi menjëherë, duke thërritur “fitore”.

Ashtu si dhe shpura e tij politiko-mediatike.

Madje Ilir Meta nxorri edhe këshilltarët e tij në Presidencë, të pozonin të gjithë të veshur me një bluzë të bardhë, me mbishkrimin “Venecia”.

Një skenë që të bën për të vjellë, kur kujton se vetëm pak muaj më parë, po këtë “Venecia”, Meta me shpurën e tij e masakruan dhe e cilësuan si të blerë nga Rama, pse argumentoi që presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur anulloi zgjedhjet dhe dekretoi një datë tjetër.

Vetë Meta i dërgoi edhe një letër plot akuza e mllef kreut të Komisionit të Venecias, ku i vinte në dukje se ia kishin “futur kot” me argumentet e tyre.

Ndërsa Petrit Vasili, që sot ka dalë dhe tund si të drejtë, opinionin e fundit të “Komisionit të Venecias”, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, atëhere shkruante.

“Në kontrast me këtë realitet shumë të qartë e të faktuar shfaqen qesharake edhe përpjekjet e ndonjë trakti Venecian që mori atributet e një trupe policore dhe që u përpoq mjerueshëm t`i krijonte alibi politikës kriminale të Edi Ramës, duke dalë hapur kundër Sigurisë Publike të Shqipërisë dhe shndërrimit të saj në një shesh civil lufte me pasoja shkatërrimtare”.

Tani nuk dimë kujt Komisioni të Venecias t’i besojmë, atij të tetorit të vitit të shkuar, kur rrëzoi Ilir Metën dhe “pleqtë pensionistë” të Komisionit sulmoheshin ashpër, apo këtij të sotmit (që është i njëjti), që i ka dhënë të drejtë Ilir Metës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN HOXHA/ O qirje Vangjelis, Çanis, Curris, mos u lodhni kot, nuk e zhbëni dot gjakun e çamëve
Previous article MUSTAFA NANO/ Rrofshin vajzat e qepura, për ju djem që i kërkoni të virgjëra!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k