• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BISLIM AHMETAJ/ Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem, në PD Rudinën ta kanë shpallë “tradhtare”!?
Home
Blog

BISLIM AHMETAJ/ Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem, në PD Rudinën ta kanë shpallë “tradhtare”!?

March 11th, 2019 F.autor Blog 0 comments

(Azem, këtë vit është zvogëluar edhe më shumë liria dhe hapësira se ku mund ta festojmë ditëlindjen tënde. Në PS je armik qysh në 90-ën, në PD Rudinën e kanë shpallë “tradhtare”, njëlloj siç ishe ti nga 95 deri sa të vranë kundërshtarët)

Zot ruaji të marrtë nga marrëzia sepse të mençurit e ruajnë vetën.

Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e policisë së pushtetit, (e theksoj të pushtetit sepse e tillë ishte dhe ashtu mbeti policia e shtetit edhe pas gati 20 vitesh të mungesës së tij fizike) Ai, Azemi, sot me 11 mars të vitit 2018 do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë medyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sepse i tillë ishte Azemi për ata që e njohën nga afër, për ata me të cilët punoi e bashkëpunoi në ato pak vite të angazhimit të tij politik, për ata që e njohën qysh në fëmijërinë e tij dhe deri sa u nda nga jeta e të përkohshme për t’iu bashkuar atyre që nuk harrohen kurrë.

Unë i përkas atij grupi që e njoh Azemin si njeri të familjes, si një djalosh që s’di të ndalet, si njeri të angazhuar, si lider, si atdhetar, si politikan, si bashkëpunëtor, si njëri të pazakonshëm, si hero. Që vetëm plumbat e një ideologjie patologjike që s’ngopet me armiq mund ta ndalnin. Dhe fatkeqësisht kjo ideologji e zezë që solli vetëm errësirë dhe e kuqe sepse në themel të dhunës dhe pushtetit vuni gjakun e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar, ia doli ta heshtë zërin e atij që sot do të ishte 55 vjeç, zërin dhe frymën e atij që mundi t’i mundë, mundi t’i nënshtrojë “baballarët” e kuq.

Ata nuk ia falën, ata e vranë, ata e pushkatuan në derë të partisë që e kishte themeluar në Dhjetor të 90-s, mu në qëndër të Tiranës, bash në zemër të atdheut.

Po dilema ime në këtë 55 vjetor të ditëlindjes së tij është sa njerëzore, aq edhe absurde: Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem? Vendi ku ngrihej Memoriali që ngritën qytetarët e Tiranës ku ti mbete i përjetshëm është denatyruar dhe ndryshuar aq sa nuk kujton asgjë nga kujtimi yt dhe i Besimit, kështu që ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të Dhjetorit ’90 dhe ata të viteve tua politike do të dukeshim si kukulla kineze në atë shesh ku lulëzon biznesi i njerëzve të drogës, krimit dhe politikës.

Aty ku ishte Selia e PD-së dhe zyra juaj kanë mbetur veçse disa gjurme turpi, aty tani janë zyrat e dhuruara nga kundërshtarët (tuaj-tanët) politikë një partie-mushkë që lindi egoizmi dhe rivaliteti brenda forcës politike që ti themelove në 90-ën.

Te selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanvë, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush.

Ka prej atyre që mendojnë që ti, Azem Hajdari je prodhim marketing, pra je thjesht një legjendë e cila mund të përdoret për të sjellë një grushtë vota që për hirë të së vertetës janë ba si uji i paktë.

Do më shkonte mendja që 55-vjetorin tënd si themelues i pluralizmit politik ta festonim në Parlamentin e Shqipërisë, por më vjen marre ta pranoj që parlamenti i sotshëm, por edhe ai i kaluari më shumë i ngjan një ferme qensh se një kuvendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e bashkëvendasve tanë.

Me vjen keq dhe jam i trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 55 vjetorin tënd o Azem Hajdari , veç po i lutem Dervish Luzhës që ti e besove dhe e madhështove në të gjallë, por edhe të madhit Zot që ishte i vetmi që ti ju përule që shpirti yt të gjej paqe në parajsë, festoje këtë 55 vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na i le ne hallet e tokës.

Urime 56 vjetorin, unë po e ngrej një gotë venë për shpirtin tënd të lirë por liria që u mundove ti injektosh vendit tënd duke sakrifikuar edhe jetën ashtë arratisur, e ka braktisur Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Vetullat, sytë dhe 16 Marsi
Previous article MERO BAZE/ Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k