• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

March 31st, 2023
  • HOME
Besnikëria e qenve. Nga Hachiko tek Hawkeye, pse janë qentë kaq besnikë dhe të dashur?
Home
Jetë

Besnikëria e qenve. Nga Hachiko tek Hawkeye, pse janë qentë kaq besnikë dhe të dashur?

March 14th, 2018 Redaktor2 Blog, Jetë 0 comments

Ka plot shembuj që mund të përmendim lidhur me besnikërinë dhe dashurinë e qenve. Unë po përmend dy më tipikët, të cilët besoj se i keni dëgjuar. Mendoni pak për Hawkeye, qenin e ushtarit të USA, i cili u shtri në arkivolin e të zotit, kur ai ndërroi jetë. Ose për filmin “Hachiko”, qenin e llojit Akita që e priste çdo ditë pronarin e tij në stacionin e trenit, kur kthehej nga puna. E priste edhe pas vdekjes së tij, me shpresën se ai do të kthehej një ditë…

Pse janë qentë kaq besnikë?

Disa njerëz mund të thonë se qentë janë të afruar dhe besnikë, sepse varen prej nesh për ushqyerjen dhe strehimin dhe ndaj duhet të tregohen të dashur. Mirëpo nuk është normale të gjykosh në mënyrë kaq sipërfaqësore, nëse sheh se si reagojnë qentë kur shohin të zotin e tyre pas një kohë shumë të gjatë, ose kur i zoti i tyre vdes dhe ata nuk e shohin më.
Qentë janë kafshë që duan të rrinë në një grup të përbërë nga kafshë (qen ose kafshë të tjera), ose nga njerëz. Ata mësohen shumë me anëtarët e grupit që plotëson ditën e tyre dhe nuk rrinë dot vetëm për një kohë të gjatë. Kur qentë humbin një anëtar të grupit të tyre, ata ndiejnë sikur një pjesë e tyre zhduket. Kjo është arsyeja pse ata janë aq të dashur. Qentë lidhen shumë shpirtërisht me të zotin dhe e kanë të vështirë të ndahen prej tij.

Qentë sillen ashtu, siç i mësojnë pronarët të sillen. Ata që janë të egër dhe duan vetëm të sulmojnë të tjerët, janë mësuar të sillen në mënyrë të tillë nga të zotët e tyre. Qentë duan të duhen dhe të falin dashuri. Nga ana tjetër, nëse i zoti i një qeni sulmohet, qeni i tij e mbron atë edhe me jetën e vet, pasi ata e marrin shumë seriozisht faktin se të gjithë duhet t’i mbrojnë anëtarët e grupit të tyre.

Janë miqtë më të mirë të njerëzve

Miqësia midis qenve dhe njerëzve ka lindur prej qindra vjetësh. Qentë nuk u bënë “miq” me njerëzit pa arsye. Ata na japin dashuri pa kushte përditë. Pyetja ime është, a e meritojmë ne dashurinë e tyre? Unë shoh shumë qenë të keqtrajtohen, të vriten, të përdoren për përfitime personale dhe kjo nuk më duket normale. Kur ata na falin dashuri dhe besnikëri, është detyra jonë që t’ia kthejmë në të njëjtën mënyrë dashurinë dhe besnikërinë që na japin. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMAN GONÇARENKO/ Rizgjedhja e Putinit varet nga gratë
Previous article HAL BRANDS/ Për ç’arsye u shkarkua Rex Tillerson?

Redaktor2

Related Posts

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog
March 30th, 2023

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog
March 26th, 2023

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog
March 22nd, 2023

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k