• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BESAR LIKMETA/ ONM: Procedim disiplinor kundër Komisionerit Publik, Heral Saraçi
Home
Blog

BESAR LIKMETA/ ONM: Procedim disiplinor kundër Komisionerit Publik, Heral Saraçi

February 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Një komision disiplinor i përbërë prej tre anëtarësh së Kolegjit të Apelimit pritet të mblidhet të hënën me 5 mars, për të shqyrtuar procedimin displinor kundër Komisionerit Publik Heral Saraçi. Komisioni disiplinor do të përbehet nga gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

“Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues zj. Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore,” tha Kolegji i Posaçëm i Apelimit në një njoftim për shtyp të mërkurën.

“Ky procedim disiplinor ka filluar me kërkesë të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit,” shtoi Kolegji i Apelimi, duke nënvizuar së treshja e gjyqëtareve duhet të marrë një vendim brenda 15 ditësh nga marrja e raportit.

Saraçi nuk ishte i arritshëm për koment të mërkurën pasdreke.

Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.

Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të hauja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim.

Njoftimi i Kolegjit të Apelimit nuk bën të qartë se cilat janë shkeljet e pretenduara të Z. Saraçi. Institucioni i Komisionerit Publik ka aktualisht dy komisionerë të zgjedhur dhe dy zëvendësues, ku përeveç z. Saraçi, përfshihet dhe Komisioneri Florian Ballhysa.

Në rast se Z. Saraçi shkarkohet nga detyra, ai do të zëvendësohet nga një nga komisionerët zevendësues Aldona Sylaj dhe Dariel Sina, të cilët nga kanë marrë secili nga 6 vota në komisionin parlamentar ad hoc.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Në PD ka filluar lufta e brendshme
Previous article BEN ANDONI/ Pse e duam Njëshin, kushdo qoftë?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k