• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BERND RIEGERT/ Italianët e zhgënjyer votojnë për kaosin
Home
Blog

BERND RIEGERT/ Italianët e zhgënjyer votojnë për kaosin

March 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sistemin e vjetër politik italianët e mbyllën në sirtar. Pas zgjedhjeve triumfuan populistët, si majtas ashtu edhe djathtas. Por ata nuk e bëjnë dot qeverinë. Më mirë kështu, mendon Bernd Riegert në Romë.

Italien Wahl 2018 | Kombibild Luigi Di Maio und Matteo Salvini
Populistët majtas e djathtas fitojnë, por nuk krijojnë dot mazhorancën – Luigi di Maio (Pesë Yjet, majtas) dhe Matteo Salvini (Lega Nord, djathtas)

Votimet në Itali nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar me një sinjal shqetësues. 60% e votueseve e votuesve italianë kanë vendosur këtë herë për partitë populiste, – ose nga ana e majtë për Lëvizjen e Pesë Yjeve ose nga e djathta për partitë populiste, përfshirë edhe neofashistët. Sa të zhgënjyer e të revoltuar duhet të jenë ndjerë italianët me stilin e qeverisjes në Itali, që të gjejnë strehë tani tek populistët, që premtojnë gjithçka, luajnë me frikën, e që shumë pak do të realizonin nga ato që thonë?

Italianët e perceptojnë shtetin e tyre si të paaftë

Silvio Berlusconi, një plak i ringjallur 81 vjeçar me afro 15% të votave të marra shihet si shprësëdhënës, megjithëse si askush tjetër ai qëndron për sistemin e vjetër italian. Ndërsa kundërshtari i euros dhe armiqësor ndaj të huajve, Matteo Salvini ka dalë madje para Berlusconit, Të mos harrojmë ata që nderojnë ende Musolinin, “Vëllezërit Italianë” që kanë kandiduar në kampin djathist. Përballë tyre nga kampi tjetër qëndron Lëvizja e Pesë Yjeve. Liderët e saj premtuan mrekullira, ata duan të shpenzojnë para që Italia nuk i ka. BE është fajtori që duhet t’i paguajë më shumë Italisë, sipas tyre.

Italianët duan diçka të re, diçka tjetër. Shtetin e tyre ata e perceptojnë si plotësisht të paaftë dhe të vjetëruar. Kjo është fatura e dështimit të listës së majtë, të drejtuar deri më tani nga socialdemokratët qeverisës. Para zgjedhjeve ata u përçanë dhe gjenden, ashtu si SPD-ja gjermane, në rënie të pandalshme. Ish-shpresa e italianëve, Matteo Renzi dështoi në skenën politike. Reformat në Itali nuk ecën përpara, ekonomia rritet shumë ngadalë, numri i të papunëve është shumë i lartë, problemet me numrin e lartë të azilkërkuesve nuk janë zgjidhur. Aparati shtetëtor përpin shumë para, drejtësia është e ngadaltë dhe joeficiente. Lista negative për ekonominë e tretë të eurozonës mund të vazhdohej edhe më tej.

Koalicionet të pamundura

Mesazhi i votuesve në këto zgjedhje: Si tani nuk mund të vazhdohet më. Por në fakt kështu do të vazhdohet, sepse të tre blloqet e mëdha e pengojnë njëra-tjetrën në parlament, e koalicionet duken të pamundura. Të paktën para zgjedhjeve ato kanë përjashtuar kombinime të mundshme. Madje edhe një koalicion, realisht i pamundur, mes partisë së Berlusconit dhe socialdemokratëve nuk ka shanse numerike për të arritur mazhorancën në dy dhomat e parlamentit. Nëse asnjë nga partitë e tjera nuk lëviz nga ky pozicion, presidenti italian duhet të emërojë një qeveri teknike, që duhet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera. Këtë model Italia e ka përjetuar shpesh. Ai nuk reflekton vullnetin demokratik të votuesve, por të paktën sjell marrëdhënie pak a shumë të parashikueshme.

Aleati francez i Lega Nord, Fronti Nacional i Le Pen e uroi Salvinin për rritjen e numrit të votave. Për fat të keq Le Pen ka të drejtë, kur thotë se për Bashkimin Europian kjo natë zgjedhore nuk ishte një natë e mirë. Me numrin e lartë të votave të populistëve një vend i rëndësishëm i BE rrëshqet në të njëjtën anë si ndërkohë Hungaria, Polonia, Greqia dhe Austria. Aty populistët ose janë në pushtet ose bashkëqeverisin. Edhe në Gjermani populizmi po marshon. Deri më tani as në Bruksel dhe as kryeqytetet e tjera europiane nuk është gjendur receta për të ndalur populistët dhe nacionalistët.

Italia nuk ka këllqe për të përballuar një krizë të gjatë qeveritare. Nëse tregjet e humbasin besimin në zhvillimin e rregullt të Italisë, mali i lartë me borxhe i këtij vendi mund të bëhet së shpejti tejet i shtrenjtë, madje edhe i pafinancueshëm më. Pak shpresë të jep vlerësimi i një votuesi në një qendër zgjedhore kur thotë: “Ne italianët do ta kalojmë edhe këtë situatë. Gjithmonë në një lloj forme ia kemi dalë megjithë këtë sistem të mbaruar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISTIAN MCGUIRE/ Marrëdhëniet mes Kinës dhe Koresë së Jugut: Një Détente delikate
Previous article MICHAEL WINFREY/ Çfarë fshihet pas “vardisjes” së BE-së ndaj Ballkanit dhe pozicioni i Rusisë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k