• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BERNARD GUETTA/ Lufta në Siri, një përpjekje për të parë qartë, një konflikt të padeshifrueshëm
Home
Blog

BERNARD GUETTA/ Lufta në Siri, një përpjekje për të parë qartë, një konflikt të padeshifrueshëm

April 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kriza siriane është jashtëzakonisht komplekse, aq shumë saqë është e vështirë të gjesh një shpjegim të arsyeshëm. Sot, konflikti që mund të provokojë një konfrontim midis perëndimorëve dhe Rusisë, është bërë pothuajse i padeshifrueshëm. Siria është mbi të gjitha teatri kryesor i betejës së influencës midis dy rrymave të Islamit, Shiit dhe Sunit dhe paladinëve të tyre përkatës, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Ndërsa një rajon kyç si Lindja e Mesme është e ndarë midis këtyre dy kampeve, fuqitë e mëdha – Rusia, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Bashkimi Evropian – janë të përfshirë edhe ato, në mënyrë të pashmangshme. Por le të përpiqemi të shohim qartë.

E gjitha filloi në vitin 2011 me pranverën arabe, e cila, pas tunizianëve dhe egjiptianëve, i shtyu sirianët që të dilnin në rrugë. Popullsia e Sirisë bëri thirrje për liri, demokraci dhe sundim të ligjit: të gjitha ato, që nuk i kishte marrë nga klani në pushtet, që nga fillim të viteve tetëdhjetë: familja Assad, e besimit alavit, një rrymë e Islamit shiit, ndërkohë që pjesa më e madhe e sirianëve janë sunitë.

Manifestimet e para ishin paqësore, me gra dhe fëmijë, pa armë. E megjithatë regjimi vendosë të qëllojë mbi turmën, me një dhunë të tillë, që brenda pak muajsh shpërtheu lufta civile, ku fillimisht u duk se po fitonin rebelët.

Në atë moment, Irani shiit erdhi në ndihmë të Bashar al Assadit, ndërkohë që vendet sunite mbështetën rebelët. Menjëherë, shërbimet e fshehta siriane nxorrën nga burgjet të burgosurit ekstremistë islamikë, që këta të përplaseshin me rebelët. Por këta bënë një aleancë me ish oficerët e ushtrisë së Sadam Huseinit, me objektiv krijimin e një shteti të vetëm sunit, mes Irakut dhe Sirisë.

Kaosi

Kështu lindi grupi Shteti Islamik, një gogol që regjimi sirian mund ta përdorte për t’i thënë botës: “Jemi alternativa e vetme ndaj tyre, tani zgjidhni!” Pas kësaj erdhi kaosi.

Duke u mbështetur tek kurdët, perëndimorët përqëndruan sulmet e tyre kundër Shtetit Islamik. Në viti 2013, Assadi përdori armë kimike kundër popullsisë që mbështeste rebelët.

Parisi dhe Uashingtoni vendosën që ta ndëshkojnë këtë krim, por kur në minutën e fundit Obama u tërhoq, regjimi sirian mendoi se tashmë i lejohej gjithçka. Rusët shfrytëzuan rastin për t’u kthyer dhe luajtur një rol të dorës së parë në Lindjen e Mesme, duke mbështetur Damaskun.

Ndërhyrja ushtarake e Moskës ndodhi në 2015, dhe që atëherë perëndimorët kanë parë shumëfishimin e krimeve të luftës të kryera nga Assadi, me mbështetjen e një Rusie të bindur se nuk ka më pse të ketë frikë. Fillimisht terren konfliktesh mes iranianëve dhe sauditëve, sot Siria është teatri i luftës mes rusëve dhe perëndimorëve. / France Inter – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ Rekomandimi për negociatat, frymëmarrje për momentin e vështirë të qeverisë
Previous article EDISON YPI/ Ornela Vorbsin të gjithë e dashuronin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k