• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BERNARD GUETTA/ Debati gjerman dhe debati i gjithë Bashkimit Evropian
Home
Blog

BERNARD GUETTA/ Debati gjerman dhe debati i gjithë Bashkimit Evropian

February 12th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Para së gjithash, faktet. I mirëpritur në Paris dhe Bruksel, si një premtim për ringjalljen e unitetit evropian, marrëveshja e qeverisjes e dakordësuar më 8 shkurt mes Angela Merkelit dhe Partisë Social Demokrate (SPD), ka krijuar gjithësesi konfuzion dhe zemërim në Berlin.

Zemërimi gjarpëron sidomos në mesin e konservatorëve të Bashkimit Kristian Demokratik (CDU). “Kancelare me çdo kusht”, e vë titullin Bild në faqen e parë, një e përditshme e lidhur me të djathtën dhe me një tirazh prej katër milionë kopjesh. “Merkel i ofron qeverinë SPD-së”, shton gazeta.

Eshtë mendimi i shumë emrave të mëdhenj të CDU, të cilët nuk vënë bast për jetëgjatësinë e Kancelares, dhe publikisht deklarojnë se rezultati i negociatave me socialdemokratët është i pakënaqshëm, sepse krijon riskun që “politika evropiane e SPD t’i imponohet Ministrisë së Financave”, një dikaster që do u shkojë Social Demokratëve, mbështetës të një politike investimesh nga ana e Bashkimit Evropian, dhe sidomos në Eurozonë.

Baza e SPD nuk është e bindur

Zemërimi nuk shkakton habi, sepse gjatë negociatave për marrëveshjen e qeverisjes, shumica e lëshimeve erdhën nga Merkeli dhe për shkak se e majta arriti të afirmojë vullnetin e saj,  për të bërë që teprica buxhetore të nxisë një politikë të rimëkëmbjes, si në Gjermani, ashtu edhe në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Nëse marrëveshja zbatohet, Gjermania do të ndryshojë drejtim, duke sjellë ndryshime edhe në BE. Megjithatë, nuk është e sigurt se baza e SPD-së, e përbërë nga 440 mijë militantë, do të japë dritë jeshile, përmes të brendshëm në lidhje me rikrijimin e një koalicioni të madh.

Baza nuk është e bindur, sepse SPD ka humbur identitetin dhe shumë zgjedhës, për shkak të dy koalicioneve të fundit të mëdha me të djathtën, dhe kalimi në opozitë mbetet një tundim i fortë për militantët, që duan një rikthim në origjinë.

Situata nuk është ende e qartë. Ringritje e BE mbahet pezull nga kriza e socialdemokracisë, e thellë në Gjermani dhe nga pak kudo, si dhe ndarja e CDU mes dy rrymave, ajo liberale dhe ajo europeiste e sociale.

Përparimi i të djathtës duhet të shtyjë të majtën që të votojë pro dhe të ratifikojë atë që është praktikisht një fitore. Por duhet maturi, sepse e majta dhe e djathta janë të ndara mes pozicioneve të identitetit, që i kanë rrënjët në historinë dhe tundimin “francez”, të krijimit të një qendre të madhe që përmbledh të gjithë, dhe e ankoruar në ambicien evropiane. Debati gjerman është debati i gjithë Bashkimit Evropian. / France Inter – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është Paula Modersohn-Becker, piktorja revolucionare që Google e nderon me një "poster"
Previous article EDMOND TUPJA/ Në autobus

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k