• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BERNARD GUETTA/ Aleati më i mirë i Londrës dhe 4 mësime që Perëndimi nxori këto ditë
Home
Blog

BERNARD GUETTA/ Aleati më i mirë i Londrës dhe 4 mësime që Perëndimi nxori këto ditë

March 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Është data zyrtare, një takim historik. Në 29 mars 2019, pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të ketë lënë Bashkimin Evropian. Por kjo ndarje nuk është dukur kurrë kaq absurde, sa këtë javë.

Bëjmë një krahasim mes reagimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndaj mënyrës me të cilën Vladimir Putini lejoi shërbimet e tij të fshehta, që të përdornin një armë kimike në përpjekjen për të vrarë një ish agjent të fshehtë, në një qytezë të vogël të Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe pse krimi ishte kryer prej disa ditësh, Donald Trumpi i telefonoi Putinit të nesërmen e rizgjedhjes së tij, pa e përmendur fare këtë ngjarje, a thua nuk kish të bënte me presidentin rus, sikur të mos mjaftonte që i uroi sukses në mandatin e tij të ardhshëm.

Aleancë në plan të dytë

Pavarësisht rekomandimeve të bashkëpunëtorëve dhe diplomatëve amerikanë, Trumpi përgëzoi Putinin për fitoren, sikur të donte të rizgjonte ëndrrën e një mirëkuptimi ruso-amerikan, në dëm të Kinës dhe Evropës.

Theresa May u injorua dukshëm, nga presidenti i një vendi, aleat parësor i të cilit është pikërisht Mbretëria e Bashkuar. Çfarë bëri Bashkimi Evropian?

Gjatë samitit të fundit që iu dedikua kryesisht Brexit-it, presidenti francez dhe kancelarja gjermane vendosën të dëbojnë disa diplomatë rusë, për të shprehur solidaritetin e tyre me Londrën, duke u kërkuar vendeve të tjerë të BE të bënin të njëjtën gjë, duke nisur në këtë mënyrë një reagim ndërkombëtar në një shkallë që nuk ishte parë kurrë, ndaj një çështjeje të tillë, si dhe duke i imponuar Donald Trumpit një ndryshim drejtimi, sepse në këtë pikë Uashingtoni nuk kishte zgjedhje tjetër, përveçse të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje.

Pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bashkimin Evropian, por tani kemi pasur konfirmimin se Londra nuk ka aleatë të tjerë, tek të cilët të besojë në rast vështirësie. Ky nuk është mësimi i vetëm për t’u nxjerrë nga këto ditë.

Mësimi i dytë, në fakt, është se përkundër të gjithë parashikimeve, ai që deri dje e quanim “perëndim”, është rikompaktësuar, për t’i kujtuar Putinit që nuk mund të kalojë çdo limit, pa u ndëshkuar. Mësimi i tretë është se fronti perëndimor është zgjeruar dukshëm që nga fundi i luftës së ftohtë, dhe tani përfshin ish vendet komuniste, që janë bërë pjesë e BE, si Hungaria dhe vende të tjerë, si Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi.

Mësimi i katërt është se në këtë krizë, Unioni ka marrë kontrollin e Aleancës Atlantike, duke u imponuar për herë të parë si aktor me peshë, në skenën ndërkombëtare.France Inter – Bota.al.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Mesazhet që vijnë nga Kukësi
Previous article ROBERT ZARETSKY/ James Mattis është si një hero i lashtë romak

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k