• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BENJAMIN KNIGHT/ Puna e zezë në përkujdesjen në shtëpi
Home
Blog

BENJAMIN KNIGHT/ Puna e zezë në përkujdesjen në shtëpi

August 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Gjithnjë e më shumë gjermanë kanë nevojë për shërbim e përkujdesje. Shkencëtarët e akuzojnë qeverinë federale se nuk ka standarde të njësuara për përkujdesjen. Kjo u hap shanse punonjësve që punojnë në të zezë.

Qeveria federale gjerman lë “zona të paqarta” në sistemin gjerman të përkujdesjes, të cilat i vënë në një pozitë juridike të pasigurtë të moshuarit. Këtë e kritikoi tani “German-Polish Centre for Public Law and Environmental Network (GPPLEN). Persona në nevojë për shërbim, të cilët nuk kanë dëshirë t’i dërgojnë në azil, shfrytëzojnë në Gjermani shpesh shërbimet e agjencive, të cilat organizojnë fuqi punëtore nga Evropa Lindore, ose e organizojnë vetë ndjekjen e shëndetit nga kjo fuqi punëtore në shtëpi. Rezultati: si klientët, ashtu edhe ata që kryejnë shërbime ndodhen në marrëveshje gjysëm ilegale ose madje legale, në të cilin personeli i kujdestarisë janë të detyruar të pranojnë një të ashtuquajtur “Minijob” të suvencionuar nga shteti ose statusin si i vetëpunësuar fiktiv, për të punuar.

Tag der Pflege in Mecklenburg-Vorpommern (picture-alliance/dpa/J. Bütner)

“Nuk ka standarde juridike, nuk ka marrëveshje standard, të cilat do të krijonin siguri juridike për klientët gjermanë dhe për agjencitë dhe ofruesit”, thotë Lothar Knopp, drejtor i GPPLENm, në një konferencë shtypi në Berlin. “Kjo krijon një zonë të paqartë midis legalitetit dhe ilegalitetit”.

Persona në nevojë të lënë pas dore

Mungesa e personelit në degën e shërbimeve sanitare është kthyeer në problem urgjent në Gjermani. Për shkak të mungesës së personelit në institucionet për të sëmurët kronikë shumë banorë të këtyre institucioneve lihen pas dore. Për momentin 36.000 vende pune nuk janë të zëna, 15.000 prej tyre në shtëpi pleqsh. Kjo në një kohë kur popullata gjermane plaket shpejt, prandaj aspekti dramatik do të vijë duke u shtuar. Numri i njerëzve që dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto shërbime, në bazë të prognozave deri në vitin 2060 pritet të rritet nga 2,86 milionë aktualisht në 4,5 milionë.

Deutschland Pflegekäfte aus dem Ausland (imago/epd)

Qeveria gjermane nën kancelaren Angela Merkel po merret me këtë problem. Së bashku disa ministri – ministria e Shëndetësisë, e Familjes dhe e Punës nisën në korrik një iniciativë, për të krijuar 13.000 vende pune shtesë edhe për të përmirësuar kushtet e përgjithshme për punonjës sanitarë të kualifikuar. Lothar Knopp e përshëndet në parim iniciativën, por thotë se “ajo nuk do të thotë në asnjë mënyrë një kthesë në shërbimin në shtëpi. Një problem me peshë për personat në nevojë për përkujdesje është çmimi i lartë: përmes futjes së pagës minimale në 2015-ën, shpenzimet mesatare janë rritur nga 1600 euro në muaj në më shumë se 2000 euro në muaj. Por qeveria federale nuk ka rritur as shërbimet financiare për përkujdesjen, as nuk lejon lehtësi tatimore të veçanta për personat në nevojë për shërbim. “Politika duhet të vërë në dispozicion më në fund mekanizmat financiarë, në mënyrë që të bëhet i pagueshëm shërbimi 24 orësh”.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, personeli sanitar që punon me kohë të plotë, pas tri vjetësh shkollim mer mesatarisht 18 euro bruto në orë, ndërsa punëmarrës të tjerë në Gjermani marrin mesatarisht 22 euro në orë.

Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i tha DW se “angazhimi i personelit të huaj sanitar ka qenë njëri nga shumë gurët e mozaikut në konceptin tonë, për ta përmirësuar situatën në fushën e përkujdesjes.” Ministria e tij së bashku me ministri të tjera punojnë për të përshpejtuar njohjen e kualifikimeve profesionale të vendeve të tjera dhe për të përshpejtuar procedurat për të sqaruar statusin e qendrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI MANJANI/ Hiletë e Kakomesë
Previous article ROMIR SARAÇI/ Masakrën e Selenicës e prodhuam vetë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k