• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
BEN ANDONI: Zoti Meta, bëjeni Shqipërinë me datë Çlirimi!
Home
Blog

BEN ANDONI: Zoti Meta, bëjeni Shqipërinë me datë Çlirimi!

November 15th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Presidenti i ri i vendit Ilir Meta, me veprimtarinë e gjatë politike, ka lenë vend dhe mund të sulmohet për shumë gjëra. Dhe, në fakt nuk ia kanë përtuar. Më së shumti sulmet i ka pasur nga Aleatët, që dendur i ka pasur Armiq por edhe përditmëria dhe aksioni i tij politik, kur ai vetë ka qenë pjesë e Ekzekutivit shqiptar. Veçse për një gjë nuk do të guxojë askush ta përflasë dhe ajo ka të bëjë me respektin, që ky individ ka treguar për rezistencën anti-fashiste. Krejt ndryshe nga politikanët e tjerë, ai jo thjesht i ka begenisur ata ish-luftëtarë që kanë mbetur por vazhdimisht është shprehur hapur dhe pa ekuivokë për luftën anti-fashiste. Në krahasim nga kompleksi i paraardhësve të tij, që me përjashtime të vogla, thjesht kanë bërë adetin, kur vinte koha e kremtimit të datave të Nëntorit, ai jo vetëm që është shprehur hapur në nderim të vlerave të kësaj rezistence por edhe në funksion të këtij qëndrimi nuk ia ka përtuar të ndjekë deri aktivitetet më patetike. Teksa ai është ulur dhe ka nderuar këtë luftë, paraardhësi i tij Nishani ka nxituar tinëz t’u japë dekorata ballistëve, kurse të tjerët para tij thjesht të përshtaten, për të qëndruar të qetë në dy karrige.

Deri më tani, vetëm një gjë i bashkon të gjithë presidentët shqiptarë, e kjo lidhet me ngërçin e datës së Çlirimit. Kjo e fundit që sot festohet në dy data na ka treguar sesa të pandershëm jemi me historinë tonë por edhe kompleksin ndaj luftës, për të cilën jemi rropatur derisa t’i jepnim atribute të Luftës Civile. Historianët e vendit nuk na kanë ndihur dhe me sa duket edhe në të ardhmen s’do na japin edhe ndihmën më të vogël për këtë konflikt protokollar sepse përkatësia e fshehur politike (disa edhe e hapur) dhe konjukturat nuk do t’i lejojnë kurrë të jenë vetja. Dhe, ndaj ndodh që dy datat, 28-29 Nëntor, janë bërë më shumë se një makth, një ushqim bjerraditës dhe debat aq i neveritshëm saqë i gjithë procesi e ka kaluar gati në plan të dytë rezistencën e popullit ndaj fashizmit.

Në rend të kundërt Bujari Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Sali Berisha nuk mundën ta bëjnë Shqipërinë me datë të unifikuar çlirimi. Disa prej presidentëve duke ardhur nga forcat politike të djathta paçka mënyrës sesi vepruan, asnjëherë nuk e kaluan dot kompleksin ndaj luftës së vetme, që bënë paraardhësit tanë në shekullin XX. Dhe, këtë e treguan me heshtjen ose përpjekjen për të zvogëluar rëndësinë e kësaj lufte.

Në rastin tonë ka një konvencion. Fuqitë e Mëdha e zgjidhën si ditë të fitores së tyre, 9 majin, kur kapitulluan njësitë e fundit rezistuese të Wehrmacht-it edhe pse njësitë gjermane vazhdonin ende luftën në Pragë edhe pas kësaj date. Paralelizmi është me Shqipërinë, kur është provuar se forcat gjermane janë tërhequr nga vendi shumë ditë më vonë.

Në një realitet të tillë, ka shumë vende, që për shkak të pasaktësive historike se kur është larguar pushtuesi i fundit, zgjidhën me të drejtë si datë Çlirimi, ditën e lirimit të kryeqytetit. Ky konvencion shkon me të gjithë dhe, në rastin tonë, 17 Nëntori është dita e pamohueshme dhe e certifikuar e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, që njihet nga të gjithë palët.

Ilir Meta e ka forcën dhe energjinë që të drejtojë aksionin për ta bërë një gjë të tillë, e cila do të unifikojë të paktën një ditë politikën për të nderuar të rënët. Për fat është një datë që nuk kundërshtohet sot e kësaj dite nga askush. Përveç kësaj, Ilir Meta, që ka tashmë edhe tagrin e njeriut të parë të shtetit, por edhe vullnetin -mund të bënte një veprim që do t’i jepte staturë nderi institucionit të tij. Tek e fundit, me veprime të tilla, tregohet se presidenca funksionon përtej vizionit të zakonshëm të gjërave protokollare në respekt të unifikimit. Zoti Meta, kthejeni pra, 17 Nëntorin në lartësinë që meriton dhe bëjeni datë Çlirimi! (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ: “Nga Salianji që ‘do rrahur’ te Strazimiri gandist e Basha...
Previous article AGIM NESHO: Kur diplomacia u shërben interesave të pushtetit

Redaktor2

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k