• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Vdekja e Ivanoviçit ndihmon politikanët kosovarë dhe serbë
Home
Blog

BEN ANDONI/ Vdekja e Ivanoviçit ndihmon politikanët kosovarë dhe serbë

January 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kryeministrja serbe dhe familja e të ndjerit e kanë davaritur disi misterin që e rrethon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç. Numri një i ekzekutivit serb ka thënë se me Ivanoviçin nuk mendonim njësoj por nuk ishim armiq! Kurse e shoqja ka qenë fare e prerë: Ne e dimë se cili e vrau Oliverin!

Po realisht kush e vrau politikanin serbo-kosovar, që pas viteve ’90 u bë një nga emrat kryesorë që përfaqësonte interesat e tyre? Kjo do jetë e vështirë për t’u marrë vesh, nëse politika nuk bën ndonjë akrobaci dhe e dorëzon fajtorin. Në fakt, si zor që vrasësit të jenë direkt të lidhur me politikën. Por aman, e gjithë bota e krimit po përfiton nga pasiguria e politikanëve në Kosovë dhe kushtet që ata u kanë krijuar direkt dhe indirekt. Dhe vrasja e tij mban era MAFIA, por që shkaktarët dhe kërcënuesit ai i mori me vete në varr.

Veçmas kësaj, të dy krahët e politikës etnike në Kosovë, serbë dhe shqiptarë mund të justifikohen: Askush prej tyre nuk e administron si duhet Mitrovicën. Pushteti i qeverisë së Kosovës është krejt i cunguar në këtë pjesë, kurse pushteti serb i Beogradit jep vetëm ndihmën ekonomike në qytet që e mban në këtë gjendje Mitrovicën, ku kontrabanda lulëzon lirisht dhe krimi është zot. Për fat të keq, të gjitha kundravajtjet, vrasjet etj., bëhen në sy të subjekteve ndërkombëtare që u përshtatet disi kjo lloj gjendje.

Në këtë areal, ku duhet të mbijetohet ekonomikisht, ku duhet të bësh politikë që t’i pëlqesh Beogradit, ku duhet të mbash ekuilibër pushteti dhe të mbyllësh sytë para të fortëve, zhvilloi aktivitetin e tij Oliver Ivanoviç. Pas gjykimit gjithnjë e më të zbehur dhe me shumë pengesa. Vetë Beogradi e shmangu paq dhe e nënvleftësonte para autoriteteve të Listës Srpska. Oliver Ivanoviç kish të rreshtuar nga organizma kosovare shumë vrasje, pjesëmarrje në ndëshkime kurse deri tani vonë ka qenë i kufizuar dhe vazhdonte me gjykimin në gjendje të lirë.

Se çfarë duhet të bënin Kosova dhe Serbia në Bruksel, ditët e fundit, sigurisht nuk vareshin nga Oliveri, aman duhej thjesht një vrasje e përmasave të tilla, paçka se ky njeri ishte tashmë ishte jashtë interesave direkte të Beogradit, që palët të braktisnin bisedimet. Të dy palët mezi presin që ta mbajnë këtë gjendje në tension. Dhe raste të tilla u përshtaten të justifikojnë politikat e gabuara.

Ajo që kuptohet mirë është se edhe Serbia por edhe Kosova u përshtatet vrasja e Ivanoviçit. Kosovës për të treguar akrobacitë politike që bëri dhe që për pak shkoi deri në shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kurse Serbisë për të rreshtuar disfatën e politikës së saj me zyrën e Kosovës dhe Metohisë, që po shkakton realisht dhe vazhdimisht incidente. Më së shumti mes serbëve.

Edhe njëherë vrasja e tij i bën politikanët e të dy vendeve që të marrin frymë mirë dhe të fashisin presionin gjithnjë e më të madh që po bëhet nga poshtë: nga Opozitat respektive dhe populli për realitetet e tjera të vështira në vendet e tyre. Situata, pra, u volit shumë politikanëve dhe me këtë rast do zgjasë edhe më shumë forcën e MAFIA-s së rajonit, që tashmë është gjithnjë e më e fortë. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Kur Oliver Ivanoviçi ishte mbret agresiv i Mitrovicës veriore
Previous article GJERGJ EREBARA/ Hera e dytë e Ramës për aeroportin e Vlorës dhe Rinasi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k