• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot
Home
Blog

BEN ANDONI/ Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot

May 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.

Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat e pafundme dhe talljet janë baza e një koncepti që të huajt për ta thjeshtuar e kanë përmbledhur në nëndarjet e kategorisë “Ballkanizim”.

Ky term gjeopolitik që më së shumti i referohet procesit të fragmentimit ose ndarjes së një rajoni apo shteti në rajone më të vogla ose shtete që janë shpesh armiqësore ose jo bashkëpunuese me njëri-tjetrin, pothuaj përmbledh të gjithë atë që ndodh me ne.

Por, shqiptarët e sotëm kanë nevojë të jetojnë normalisht. Një element, që elitat politike të vendit nuk mund t’ia japin bashkatdhetarëve të tyre. Së fundmi, përpjekja që po bën presidenti duke e qesëndisur Reformën në Drejtësi nxjerr realisht në pah problemin e vërtetë: Frikën jo të pakët nga Reforma dhe përpjekja për ta dështuar atë ka gati konsensusin në masën mbi 50% të politikanëve.

Me realizimin e strukturave dhe sidomos SPAK-ut, problemi është që përballja e parë do t’u takojë atyre dhe sidomos shpluhurosjes së dosjeve të vetë tyre.

Kurse procesi i integrimit dukshëm është i vështirë ngaqë të gjitha palët politike shqiptare  e kanë të vështirë t’i lenë privilegjet që rrjedhin pas ngushtimit që po i bëjnë proceset e integrimeve evropiane.

Edi Rama sëbashku me Lulzim Bashën mbartin peshën më të madhe të gabimit, pasi nuk mundën ta afronin vendin tonë ashtu si duhet në hapjen e negociatave me një sherr që nisi turpshëm në parlament dhe u transferua në sheshe dhe rrugë. Kurse e gjithë klasa politike që e ndjek verbalisht këtë kinse dikotomi thjesht ka qenë dekori i turpshëm. Paçka çfarë është thënë për mbrojtjen e Kushtetutës, ne kemi humbur shpresën me këta përfaqësues për shkak të përballjes së turpshme që kanë me realitetin.

Vetting-u për politikanët, nëse do të bëhej, do vërtetonte tmerrin se ku janë zhdukur shumë nga pasuritë dhe asetet e këtij vendi, por edhe ku mund të gjendet origjina e konfikteve, varfërisë dhe e krizave që nuk dinë të mbarojnë, pasi pasuritë e politikanëve tanë janë realisht të frikshme. Por, ai nuk bëhet, kurse ata zgjasin e zgjasin krizat për t’i lënë shqiptarët në këtë gjendje të trishtë.

Ne nuk dimë të bëjmë shtet funksional demokratik dhe tre dekadat po e provojnë këtë më së miri. Është e turpshme, por e vetmja gjë që mund të themi në këto momente, ku vetë BE është e çoroditur prej pragut të zgjedhjeve se të huajt duhet të vijnë një orë e parë. Ne nuk ia dalim dot vetë, pa ngucjen e të huajve. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse kjo mungesë gëzimi në PD, për protestën paqësore!
Previous article ERJON BRAÇE/ Kalifati i fashizmit oriental kaq është!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k