• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Shqipëria dhe Greqia, e ardhmja fsheh probleme
Home
Blog

BEN ANDONI/ Shqipëria dhe Greqia, e ardhmja fsheh probleme

October 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

I ndjeri Kaçifas, që ndërroi jetë të dielën pas përplasjes me forcat e policisë shqiptare, e ka nisur ditën si qytetar i thjeshtë me atributet e veta të zakonshme dhe e ka mbyllur atë si hero për vendin e tij të origjinës. Një njeri krejt i panjohur, disi afër me strukturat nacionaliste greke ka bërë gjithçka që të ofrojë atributet e tija te Ultrasët e nacionalizmit, porse ato i janë njohura vetëm pas vdekjes, që sido që po interpretohen nuk janë aq heroike. Policia shqiptare, që mund të gjente mundësinë për ta neutralizuar pa e vrarë, ka zgjedhur mënyrën më të ashpër, duke e ekzekutuar. Në ditët në vijim, patjetër, do ketë një dritë të re për vrasjen. Por, një gjë dihet mirë, i ndjeri, me shumë gjasa do të harrohet, sepse kaq ishte edhe gjurma e tij….

Ndërkohë, nuk mbarojnë deklaratat mes vendeve tona, pas vrasjes së minoritarit Konstandin Kaçifas. Shqipëria dhe Greqia janë në një garë të paprecedentë për të gjetur fajtorin edhe për t’ia hedhur fajin njëra-tjetrës. Ndërkohë që mes vendeve, faktori i brendshëm e ka shfrytëzuar për të sulmuar qeveritë aktuale respektive. Kështu, Shqipërisë nuk i ka shpëtuar debati dhe akuzat Rama kundër Basha-Berishës, ashtu si Cipras i është dashur të ekuilibrojë kundërshtarët radikalë të vendit të tij. Gjithsesi, pala greke, e ka përcjellë të gjithë fajin nga Shqipëria, duke pasur mbështetje banorët minoritarë dhe fryrjen e “Agimit të Artë” dhe “Mavi”-së. Të dyja struktura që po kërkojnë të identifikohen ndryshe pas imazhit të ri të Greqisë, që kërkon të tregohet shumë evropiane me fqinjët e saj.

Ashtu si merret me mënd, problemi i vrasjes shpejt do të tejkalohet, porse me shumë gjasë, të tjera ndodhi do ngjajnë mes vendeve tona. Problemi është sesi do të zgjidhen ato. Me çfarë shihet, rrallë, dy vendet tona do të gjejnë gjuhën e duhur Dhe, kjo kuptohet nga oreksi sesi individët e të gjitha strukturave, qoftë në Greqi dhe Shqipëri, u shprehën për vrasjen dhe ndaj vendeve tona, por edhe pse mezi i presin këto ndodhi. Që do të thotë se të dy vendet tona duhet të përgatiten se si do të përdoren histori të tilla në të ardhmen, ndryshe nga ajo sesi po përdoren aktualisht. Nga Greqia tashmë priten reagime, të tilla që ajo i ka shfaqur gjithnjë ndaj nesh në raste të ngjashme: përzënie në masë dhe bërjen e jetës së vështirë për shqiptarët. Kjo të bën të kujtosh se problemet mes dy vendeve tona kurrë nuk do rreshtin, e të paktën kjo të shkon ndërmend kur kujton vrasjen e minoritarit, që ishte komshi i shqiptarëve dhe në mbrëmje vdiq si ekstremist grek. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Opozita midis kallashit të grekut dhe çadrave të 21-janarit
Previous article MERO BAZE/ Berisha nuk flet, që ta dëgjojnë shqiptarët!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k