• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Sfida e “Bindjes Demokratike” është thjesht me veten e vet
Home
Blog

BEN ANDONI/ Sfida e “Bindjes Demokratike” është thjesht me veten e vet

April 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Edhe pse “Bindja Demokratike” nuk po “merret shumë” parasysh nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, për një gjë ata duhet t’i jenë të gjithë mirënjohës. Njerëzit që ideuan këtë parti e trandën dhe sollën një frymë shprese mes të Djathtës, pas kohësh amulli. Pavarësisht se kjo parti ende nuk është përshfaqur me të gjithë platformën e saj politike, me planet e qarta të prekshme, edhe pse në synim afatshkurtër dhe afatgjatë, ajo ka shënuar në nisje se do të synojë një rrugë ndryshe. Në shkrimin programues që ka bërë koordinatori i saj, thuhet mes të tjerave se: Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët.

E gjitha kjo dihet, ashtu si shumë gjëra që me shumë të drejtë janë shpalosur në përshkrimin e kësaj partie, por që deri tani janë thjesht frymë dhe ide. Ajo që realisht nuk dihet dhe nuk kuptohet është sesi do të çajë në moçalin që kanë krijuar dhjetrat partitë politike në historinë e fundit 30-vjeçare. Një nga idetë e tyre është se nuk do të jetë kurrsesi parti e liderit (!), porse duke njohur Homo Albanicus, e me këtë shkallë demokracie që kemi, Shqipëria nuk e ka pasur kulturën dhe mirëdashjen që të jetë front ku të shpalosen ide, pa u drejtuar mirë ose keq nga një lider. Për këtë, referuar z.Patosi, ne kemi zgjedhur një rrugë të re: Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.

“Bindja demokratike” duket se sfidën më të madhe e ka me veten përderisa nuk është provuar ende në zgjedhje, ku do të marrë çertifikimin e parë zyrtar. Ajo duhet të tregojë se ka struktura, se ka transparencë dhe mbi të gjitha se respekton demokracinë e partisë. Sloganet, që përdoren, janë të bukura por të pamundura në këtë sistem, ku votuesi shqiptar në fund pajtohet me status quo dhe në fund …mbush kutitë e PS dhe PD-së.

Pos shfaqjes reale të demokratizimit të saj, lufta e BD-së duhet të jetë për t’u identifikuar dhe mbi të gjitha për të treguar se me shembullin e saj mund të ndikojë për të ndryshuar sistemin. Deri më atëherë është një mal i tërë për të kaluar dhe këtij mali, që nuk lëviz nga vullneti i ndryrë i shoqërisë shqiptare, nuk ke çfarë t’i bësh përveçse ta injorosh me shembullin dhe identifikimin tënd. Sesa e lirë do të jetë kjo parti-ide do të duket nga komunikimi ideor që do të zgjedhë me Familjen e saj të Djathtë dhe komunikimin institucional me të Majtën.

Është mirë që partitë e reja që kanë bazë ideore të mbështeten, por është më mirë që t’i lësh realisht të tregojnë sesa realisht respektojnë demokracinë e tyre. Nuk është rasti për BD-në por për të ardhmen e demokracisë sonë. Por, a po fryn vërtetë me këtë formacion një erë e re demokracie në jetën politike shqiptare?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Nuk ke ku shkon pa folur me “armikun”!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ “Një milion shuplaka”, objektiv i vështirë...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k