• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Që PD të mos përfundojë në muze, e qesëndisur nga Rama
Home
Blog

BEN ANDONI/ Që PD të mos përfundojë në muze, e qesëndisur nga Rama

August 22nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Ka një artikulim të vazhdueshëm për protesta në muajin shtator, të organizuara dhe të drejtuara prej opozitës. Paçka asaj që thuhet dhe premtohet nga kampi i Opozitës, një gjë dihet mirë: Ato nuk do mund të kenë dot intensitetin dhe motivin që shoqëroi dhjetë protestat kombëtare të filluara prej 16 Shkurtit të shpërndara për tre stina me radhë: Dimër, Pranverë dhe Verë. Sinjali më i dukshëm, për atë që do ndodhë me stinën e re në Vjeshtë, është apatia që shoqëron motivimin e këtyre protestave, por edhe përsëritja e të njëjtës sintaksë, që tashmë është bërë e lodhshme fillimisht te vetë PD-ja, sa i përket performancës së ekzekutivit Rama.

Lulzim Basha, si kreu i opozitës, është tashmë para një sfide të madhe jo thjesht të mandatit të tij si kryetar i Partisë Demokratike por edhe demokracisë shqiptare: Ku do të çojë forcën politike që po drejton dhe e dyta si do të futet në një sistem, ndaj të cilit ka larë duart?

Në të gjithë këto kohë ka orientime dhe parashikime të ndryshme për udhën e Opozitës, që duket bajagi e përçarë, kurse vetë Basha mëton se është ushqyer me shumë këshilla të brendshme dhe të jashtme. Gjithsesi, duket se ka një gjë e cila realisht çedon dhe kjo lidhet me paqartësinë e PD-së dhe aleatëve për ndryshimin dhe mënyrën sesi do mund të realizohet. Për fat të keq të tyre, PS-ja dhe Rama jo vetëm nuk janë trandur, por edhe gabimet më të mëdha po i kalojnë lirisht prej mungesës së vullnetshme të Opozitës dhe jo pak vetë cinizmit socialist. Në të gjithë këtë: Dëmi më i madh po i krijohet vendit dhe sidomos publikut që tashmë e percepton politikën shqiptare si krejt të pashpresë.

PD-ja duhet vlerësuar se në të gjitha protestat e saj ka nxjerrë përballë shumë skandale qeveritare dhe mbi të gjitha ka treguar se mandati i dytë i zotit Rama është në vështirësi të pamatë. Mbi të gjitha ka bërë të ndërgjegjshëm gjithnjë e më shumë një masë të madhe njerëzisht për problematikat qeverisëse.

Në fakt, duket se vapa e madhe dhe humbja e terrenit pas zgjedhjeve vendore dhe dalja krejt nga sistemi po i kthjellon disi burimet e PD-së. Detyra më e madhe mbetet ajo që është më pragmatistja: futja në sistem, pa u larguar nga sloganet e deritanishme dhe idetë e hedhura në protesta. Kjo duket nga zëri më normal i kreut të opozitës por mbi të gjitha nga idetë për të luftuar që të maturohet fillimisht brenda kampit të vet. Kuptohet se kjo nuk është aq e lehtë, pasi për këtë duhet të fashisë zemërimin e krerëve të bashkive të larguar dhe të lënë në “hallet e tyre” nga PD-ja, por edhe mërzitinë e militantëve të saj, që nuk e kuptojnë këtë rrugë, e cila në vetvete nuk është asfare rrugë. Ndaj Partia Demokratike duhet t’i kthehet realisht kampit të saj dhe ta demokratizojë sa më shumë për përballjen e cila do ta rivendosë në sistem. Për këtë duhet strategji, shumë punë, këshilla, ulje koke dhe jo kinse aksione që nuk të përcjellin askënd. Mbi të gjitha platforma reale se ku do të shkohet në të ardhmen, në frymën e Partisë Demokratike.

Vjeshta e vitit 2019 është stina e katërt dhe e fundit e përpjekjeve të PD-së kundrejt pushtetit të Ramës. Nëse do të humbë angazhimin e saj dhe këtë stinë, atëherë do i mbetet të përfundojë si relike në muzeun politik shqiptar, e qesëndisur nga armiku i saj më i madh Edi Rama. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDAZHI/ Rama më shumë se PS, Basha më pak se PD (dhe sa gjysma e Ramës)
Previous article SPARTAK NGJELA/ Kryeministri i Greqisë s’ka fuqi as aftësi të vërë kushte për shqiptarët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k