• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Pas Berishës, Drejtësia duhet të kapi trenin e duhur!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Pas Berishës, Drejtësia duhet të kapi trenin e duhur!

May 20th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sistemi i Drejtësisë shqiptare megjithëse u pengua qysh në fillimet e veta dhe pastaj mori bekimin e detyruar të 140 ligjvënësve shqiptarë, prej pak orësh, ka marrë verdiktin e hidhur të Departamentit të Shtetit për një nga figurat kryesore të historisë shqiptare të periudhës demokratike. Sali Berisha nuk është më ish-shtetari mitik për sytë e një pjese jo të vogël të shqiptarëve por simboli i përmbushjes së një akuze të rëndë për të cilën tashmë e ka vendin Drejtësia shqiptare të shprehet. Ashtu si ka ndodhur në vendin tonë edhe në fusha të tjera ka regjistra të ndryshme të funksionimit të pushteteve ose ta themi më shumë se: ato vihen në veprim nga vullnete të jashtme sesa përbrenda fushave respektive.

Veçse gjykimi i stërgjatë i ish-kryeprokurorit Llalla, dënuar vetëm sëfundmi nga Drejtësia shqiptare, tregon se rrënjët e të keqes janë të thella ashtu si fuqia e Drejtësisë me të gjithë resurset e veta është ende e pakët. Në media tashmë aludohet se ndalimi i Llallës ndodhi ngaqë nuk donte të arrestonte një nga politikanët më të njohur të vendit (Meta), por me sa duket mungesa e vullnetit dhe mbi të gjitha përmendja e mungesës së provave është dhe do mbetet një argument jo i pakët dhe në të ardhmen për institucionet. Kjo është edhe më e keqja në Shqipëri se të gjithë i dinë gjërat por askush nuk mund të provojë, kur i kërkohet. E para sepse mungon dimensioni moral i gjërave, kur një i akuzuar e ngrin pozitën e tij para akuzave serioze dhe jep përgjigje të argumentuar; ndërsa e dyta është se vendi ynë mbetet me një shkallë informaliteti të tillë, ku provat janë nga gjërat më të pakëta që mund të mblidhen ashtu si duhen pasi edhe respekti për institucionin e shtetit është ende i pakët. Këtë e kupton nga mënyra sesi lirohen shumë personazhe nga paraburgimi, për mungesa provash (!), kurse për personalitete të tilla si Berisha për mungesa totale të provave, pasi është e vështirë të provohet firma, që zakonisht vendoset nga të dytë apo të tretë apo skemat janë të tilla, saqë realisht duhet një profesionalizëm i lartë të vendosë pikat mbi “i”. Ja pse sot, Berisha mbrohet me mungesën e provave nga autoritetet amerikane paçka se e di që Departamenti i Shtetit nuk jep si dëshmi prova të tilla porse vendimi i Institucionit është ndërmarrë pas një shqyrtimi të gjatë dhe të kujdesshëm me një proces kontrolli dhe identifikimi të thellë.

E dhimbshme është se sot për shkak të apatisë ende të Sistemit të Drejtësisë, politika ende nuk ka frikë ashtu si keqbërësit e shumtë, veçse “non grata” për Berishën apo dënimi për ish-kryeprokurorin janë shenja, që procesi nuk mund të ndalet. Qoftë edhe nga inercia e lëvizjes së marrë. Drejtësia, thjesht duhet të kuptojë se i mbetet të kapë sa më parë trenin e duhur, atë që e çon Shqipërinë në familjen e vendeve demokratike. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Demokratë, riktheni Doktorin, mos u fshihni pas Lulit!
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Berisha, ose shah-mat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k