• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ “Maji i dytë”, kuriozitet i bukur!
Home
Blog

BEN ANDONI/ “Maji i dytë”, kuriozitet i bukur!

May 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Po afron 17 Maji dhe kujtimi i paktit të mesnatës po vjen sërish në mendjet e njerëzve.  Megjithëse një zgjidhje shumë e afërt nuk po duket në horizontet e politikës shqiptare, tashmë pothuaj është bërë bukur mirë e qartë se palët kanë filluar të komunikojnë. Paçka sharjeve që shumë prej Opozitës i kanë bërë Borschardt, kreut të OSBE-së dhe lumit të ofendimeve ndaj tij, shtuar me cinizmin për kancelaritë diplomatike, kritikat e tyre të fundit kanë zënë vend. Të kujtojmë se shenja e parë ishte me tonin më të ulur të kryeministrit në fundjavë dhe me zgjidhjen që bëri performanca e fundit e protestës së Opozitës me një marshim të rregullt drejt pesë stacioneve, të etiketuara si më problematiket në vend. Po të mos ishin episodet e agresivitetit të turmës, protesta e fundit do të ishte e zgjidhur shumë bukur dhe me një simbolikë shumë domethënëse. Ndërkohë tonet e ulura të Bashës dhe përhumbja e Ramës, sidomos pas këshillave të CDU dhe mënyra sesi e kanë përcjellë burimet e tyre më të afërta, tregojnë se palët po shikojnë momentin e fundit se ku do të ndërhyhet.

Është interesant se deri tani faktori i huaj nuk ka ndërhyrë shumë dhe ky mund të lexohet si përparim i demokracisë sonë (!), fakt që orët e fundit po bie sërish për të shkuar në të zakonshmen tonë: Të huajt do të duhet të ndërhyjnë! Mbase jo direkt me emisarë ose me të tillë në momentet e fundit por me mesazhe të cilat do të na kujtojnë se në çfarë niveli jemi dhe sesa punë na duhet ende të bëhemi sadopak të aftë për veten tonë.

Kështuqë problemi i fundit mbetet ai momenti i fillimit dhe mënyra sesi do të bëhet pazari i radhës, por nga ana tjetër edhe sa do t’i vlejë palëve. Për fat të keq, në këtë rast, humbësit më të mëdhenj do të jenë partitë e vogla, ato që shërbejnë si dekor shpesh për dy partitë e mëdha, por më shumë akoma mënyra sesi ato mbështesin jashtë programeve të tyre- të mëdhenjtë. Kuptohet se programet janë gjëja e fundit në shqyrtim pasi në fund në ofertë janë interesat. Dhe, kur flitet për interesa mëndja të shkon vetëm te PS, PD dhe nuk duhet harruar LSI.

Me çfarë shihet edhe në këtë stad, ka pak gjasa që palët të ulen, pasi të dy kanë diferenca aq të mëdha të artikuluara dhe aq pak për të lëshuar, saqë e bëjnë të gjithë marrëveshjen e afërt tepër të vështirë. Por, rrafshi politik shqiptar na ka mësuar se çdo gjë është e mundur, ndaj ndoshta në këtë moment po presin të gjithë: Si do të jetë marrëveshja apo si do të arrihet të ulen të dy palët? Jo për gjë, por thjesht për faktin se kur politika nuk arrin të zgjidhë punë, më shumë ja vlen të ndiqet si kuriozitet dhe sesi ia punojnë sistematikisht njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIÇO NAKO/ Një replikë e “detyruar”, me Berat Buzhalën!
Previous article MERO BAZE/ Përse Berisha i çoi njerëz tek shtëpia, ambasadorit Borchardt?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k