• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ E megjithatë, teatri nuk duhet të prishet!
Home
Blog

BEN ANDONI/ E megjithatë, teatri nuk duhet të prishet!

September 21st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ben Andoni/ 

Paçka pretendimeve të Opozitës dhe ekskursioneve të saj, rrebeshit të opinioneve servile të Pozitës dhe argumenteve të kryeministrit dhe ministrave të Ekzekutivit, ligji për teatrin nuk duhej të kalonte. Do të ishte kjo mënyra që pozita, e cila mbart fuqinë e kartonit, të tregonte se krijimi i precedentëve ka qenë dhe mbetet i rrezikshëm në vend.

Kjo logjikohet e tillë, pasi dy partitë politike, që vinë me një rregullsi matematike në fuqi në vend thjesht krijojnë precedentë për t’i kaluar tjetri që vjen më pas, gjithnjë me pasoja të rënda për publikun. Si shembull, ia vlente ajo që pozita nxori për opozitën, që gjatë kohës së drejtimit të tyre ishin bërë përpjekje që mjedisi i teatrit të Metropolit, t’i kalonte një deputeti, që është edhe biznesmen. Kjo e relativizoi paksa këtë hap të qeverisë Rama dhe këtij parlamenti, që njësoj si ai paraardhës do të mbahet mënd për nivelin e ulët dhe mbi të gjitha polarizimin e frikshëm.

Do të duhej letra e Brukselit dhe argumentimi i tij, ku hiqej vërejtja për handikapët që ta shqyrtonte ligjin, që pozita ta rishikonte edhe njëherë, por me logjikën për të mos ndryshuar shumë. Tashmë, gjithçka duket e hapur për prishjen, ndërsa me ditë ka reshtur disi edhe fuqia e shoqërisë civile që me kurajë e ka vazhduar protestën për javë të tëra. Fatkeqësisht, në mes të shumë protagonistëve për mbrojtjen e godinës, kanë qenë shumë artistë dhe njerëz që kanë bërë prapakthehu shumë shëmtuar, pas dialogut me strukturat e socialistëve dhe më gjerë.

Ndërkohë njerëzit, e tulatur nga varfëria, mungesa e besimit dhe shpresës, janë rralluar nga koha në kohë në protestë, së pari prej moslëshimit të zakonshëm të palës zyrtare, që më së shumti është përfaqësuar nga Bashkia dhe qëndrimet e Ekzekutivit dhe së dyti prej arrogancës që manifeston ky vend.

Ndërkohë qeveria Rama dhe ligjvënësit socialistë, që kanë tashmë gjithçka duhej të tregonin klas, nëse do të tërhiqeshin nga ky ligj dhe të mendonin ndërtimin e një teatri, kudo në hapësirën e madhe të Tiranës dhe jo ngutjen e këtij rasti për ta ngushtuar edhe më qytetin tonë.

“Reflektoni o njerëz, se ka marrë fund Shqipëria!”, thirrja që përcillej në megafonin që shkëmbehej dorë më dorë mes artistëve dhe qytetarëve, megjithëse e kujtoi edhe njëherë qeverinë se mund të tregohej më e vërtetë nëse do të tërhiqej, mbeti e vakët dhe aspak e fortë që të trandte një parlament, ku mungoi vetëm vota e kryeministrit indiferent, që e inicoi të gjithë këtë proces. Kurse opozita është treguar edhe njëherë krejtësisht e dobët, që në momentin kur duhej të përballej në parlament dhe t’i tregonte ligjvënësve socialistë janë degdisur duke bërë karshillëk nga Jugu i vendit në një ekskursion aspak të nevojshëm. Ndoshta, atë, do të bënin edhe socialistët po të ishin në fuqi.

Teatri nuk duhet prishur, precedentët që po krijojmë do të na prishin në të ardhmen, sepse të njëjtën gjë por edhe më keq do të bëjë Partia Demokratike, kur të jetë në fuqi. Është fakt. Është Shqipëri. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARK OLIVER/ Sekretet “e pista” të grave më të bukura në histori
Previous article AGRON GJEKMARKAJ/ Mjekët e QSUT, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k