• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 Maj?!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 Maj?!

May 21st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Ka një artikulim shumë të mëdyshuar sa i përket përdorimit të dhunës në vend. Pak orë më parë,  një nga krerët e PD-së e parashikoi protestën e 25 Majit si më të madhen, që do të ndodhë ndonjëherë. Që do të thotë me zhvillimet shqiptare një zallamahi dhe më pas edhe dhunë e pafund. Fatkeqësisht kjo do të mbetej për t’u vlerësuar të shtunën, por shqetësimi i madh dhe i vërtetë është nëse do të ketë dhunë. Të paktën si e protestave të shkuara. Për këtë, zyrtari i PD-së, ashtu si shumë kolegë të tij, lajnë duart dhe këtë ua delegojnë njerëzve të thjeshtë (lexo militantët e thekur), duke e lënë përballjen e autoritetit direkt me ta. Po a justifikohet dhuna në këto momente, kur vendi ka një humbje të madhe të besimit dhe mbi të gjitha pasiguria mbizotëron kudo? Për PD-në kjo është shfaqje e vërtetë e asaj që ndjejnë njerëzit. Kurse për maxhorancën, kjo është shprehje se kauza e opozitës është boshe. Në një pikë, autoritetet që monitorojnë vendin tonë bashkohen dhe kërkojnë eliminimin e dhunës, por jo mungesën e protestës.

Artikulimi i fortë prej të huajve i argumentit anti-dhunë në protestën e fundit e tkurri opozitën në atë masë saqë marshimi i gjatë shumë paqësor dhe i gjetur me episodet e pakta të dhunës, që nuk mundi t’i shmangte, të tregonte realisht se rezultatet ishin shumë më të mira. Mbase një skenar i tillë më “artistik” e ka vendosur në një pozitë të rëndë Edi Ramën, pasi opozita mund të veprojë shumë më mirë nëse përdor racionalitetin, pikërisht elementin që maxhoranca e ka braktisur prej mungesës së argumentave ndaj dështimeve.

Shqipëria është në një udhëkryq të ri të lodhshëm, por më shumë se askush tjetër këtë fakt po e vuan në shpatullat e veta ekonomia e brishtë e vendit dhe ndjenjat e njerëzve, që janë të batërdisur nga lodhja e makina e propagandës së dy partive.

Lulzim Basha, me politikën e vërtetë të konfliktualitetit, po na tregon se nuk ka ndryshim nga paraardhësit dhe mënyra sesi bën politikë nuk ka moral. Mund të ketë artikulime të mira dhe kauza por mënyra sesi ka zgjedhur t’i bëjë është i lodhshëm dhe shumë old fashion.

Edi Rama zhgënjeu pa fund dhe këto muaj të fundit që i kanë mbetur deri në përfundim të mandatit i bindën shqiptarët për zgjedhjet e tyre përherë të gabuara.

Kështuqë dhuna e 25 Majit, nëse do të ndodhë, do të jetë më shumë dufi i njerëzve të shkretë për udhën qorre ku i çuan politikanët e tyre sesa shfrim kundër Edi Ramës, që po i drejtojnë të njëjtin slogan si paraardhësve: Ik! Dhuna e 25 Majit do të jetë dhunë ndaj humbjes së arsyes. Ngjyra e saj është e zezë ashtu si fati i këtij vendi, që nuk di të ngrejë kokën. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Në 30 qershor votohet sistemi, jo bashkitë
Previous article ASTRIT PATOZI/ “Nuk na ndalin dot ndaj janë tërbuar nga dëshpërimi”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k