• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Basha është i frikshëm… por vetëm me listat
Home
Blog

BEN ANDONI/ Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

January 11th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kjo javë është vendimtare për opozitën, lidhur me përbërjen e listave. Por kreu i opozitës po i vonon e vonon me një dukje të qartë të problematikës së madhe, që ekziston brenda PD-së dhe të Djathtës. Aleatët e vegjël, pesha specifike e të cilëve ka rënë jashtëzakonisht me planin opozitar të Bashës në këto vjet, po mundohen të shpresojnë tashmë me atë që ai do t’i kthejë si shkëmbim i besnikërisë pa fund ndaj planeve të veta. Gjithsesi, në orët e fundit, nga subjekte të ndryshme të opozitës ka pasur një presion, jo të vogël. Mediu, Duka dhe pak të tjerë gati ishin direkt në mëtimet e tyre të orëve të fundit. Pritja e gjatë dhe afrimi i kohës së zgjedhjeve kërkon angazhime totale. Basha me vështirësinë ku gjendet dhe mungesën e staturës së duhur nuk e bën dot të prerë. Më e qetë dhe më e ravijëzuar duket rruga e LSI-së, që do të kandidojë me një listë tjetër, në të cilën priten dhe parti të tjera me afër spektrit të Majtë.

Ajo, që besohet më së shumti, është se opozita e Djathtë do të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet e vogla ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë. Por taktikat mbase do shtohen në orët në vazhdim.  Problem do jenë numrat dhe zhvendosjet, por që gjithsesi me rregullat e reja individi e kalon rankun, nëse mbledh më shumë vota. Në momentin ku jemi flitet për një pragmatizëm të pastër të gjithë opozitës dhe janë jashtë parimeve, njësoj edhe e Majta me PS në krye. Do ishim naivë të besonim të kundërtën, por ky element që është i duhuri për partitë nuk është për zgjedhësit, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeverisja arrogante e Ramës dhe nga lodhja me konfuzitetin e e Bashës, nga flirtet me Metën e të gjithëve dhe nga rendja e të gjithëve për të bërë të pastrin.

Elektorati i Djathtë ka kohë që ka mbetur i vetëm nga zgjedhjet e Bashës dhe aleatëve, që mendojnë thjesht për vendet e tyre në lista, ashtu si elektorati i Majtë ka mbetur shpesh me gojën hapur nga akrobacitë e qeverisjes që zgjodhi Rama në tetë vite, jo pak duke e injoruar PS-në.

Problemi tashmë është se qesënditë ndaj Bashës nuk mjaftojnë, pasi është koha që të tregojë sesa i përgatitur është të marrë pushtetin, që në një farë mënyre e ka më afër sesa kurrë. Por, kjo jo prej punës së tij por konsumimit të frikshëm të qeverisë Rama, cinizmit të papranueshëm, që ai përcjell, qoftë edhe kur bën punë të mira, si vaksina orët e fundit. E në të gjithë këtë, i vjen në ndihmë me konfuzionin dhe planin e paqartë lideri i opozitës Basha, që orët e fundit është bërë i frikshëm sepse ka në dorë fatin e liderëve të partive të vogla opozitare, që janë në një det të trazuar politik, me direkët e ideologjive bosh, pa flamurin real i cili do t’i drejtojë. Të gjithë janë me sytë nga Basha, që ndryshe nga karakteri i tij është “i frikshëm”, sepse nga zgjidhja e tij do varen shumë rezultatet e zgjedhjeve, e ardhmja e të Djathtës dhe mbi të gjitha prirja e PD-së në shekullin e XXI. Javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mes Turqisë dhe Greqisë është, edhe Edi Rama, edhe Shqipëria!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k