• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ A mundet Ilir Meta t’i shërbejë zgjidhjes së ngërçit
Home
Blog

BEN ANDONI/ A mundet Ilir Meta t’i shërbejë zgjidhjes së ngërçit

December 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta nuk është në zenitin e arritjes së tij politike. Në fakt, rënia e tij ka ardhur qysh kur mëtonte për postin e presidentit me rolin shumë të dobët që luajti në menaxhimin e parlamentit, por edhe kursin e pasigurt që i dha formacionit të tij, LSI-së.  Ishin aq të dobëta projeksionet e tij, saqë e bënë në dy mandate formacionin e tij politik të shërbente thjesht si patericë dhe të mbahej mënd për bëmat e drejtorëve të vet.

Paçka asaj që atribuojnë njerëzit e tij, LSI-ja doli me një imazh edhe më përtokë se dy partitë kryesore, në vitet e bashkëqeverisjes. Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij, që drejton tashmë LSI-në pas ikjes së tij, duket se e ka rënduar edhe më shumë situatën, duke mos ia plotësuar dot vendin. Dhe, gabimi i saj shtohet me braktisjen e protokollit shtetëror, sipas të cilës duhej të ishte zonja e parë e vendit. Për të justifikuar këtë veprim, jo pak të habitshëm, ajo ka qenë shumë kritike edhe më të shoqin, presidentin e vendit, duke i faturuar mbetjen në politikë të kryeministrit aktual.

Duke përjashtuar në një farë mënyre sesi bëhen zgjedhjet te kjo parti dhe rrënjët familjare të saj, Kryemadhi e ka përcjellë partinë drejt një koalicioni me PD-në, me të cilën ishin armiq të thekur dy vjet më parë, duke humbur krejtësisht fizionominë e kësaj partie. Duket se Ilir Meta po e gëzon në një farë mënyre këtë kaos. Tek e fundit, po u tregon njerëzve të partisë së tij, se ai dhe vetëm ai mund ta menaxhojë si duhet partinë. Kurse, ndërkohë po u tregon indirekt sesa vështirë është të merresh me Edi Ramën, kur nuk është ai vetë.

Për hir të së vërtetës, Ilir Meta ia vështirësoi shumë mandatin e parë Edi Ramës me akrobacitë e tij dhe sidomos me papritshmëritë e vendimeve, kurse kryeministri i lidhur pa fund pas tij, ia shtroi rrugën për në poltronin e numrit të parë të vendit.

Pavarësisht se Ilir Meta nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, ai ka treguar se edhe pa qenë mbi palët, ka ruajtur një lloj ekuilibri në mandatin e tij të parë si president. Kuptohet se nuk mund t’ia falë qesënditë Ramës, e mbi të gjitha ofendimet dhe nëpërkëmbjet që kryeministrit po i bën sistematikisht të shoqes, por në këtë post, Meta duket komod për të bërë një pushim pas dy dekadave luftë dhe për të soditur ose më shumë akoma të imunizohet nga Vetting. E megjithatë, jo pak herë, me tagrin e vet, i ka treguar vendin kryeministrit, që e ka marrë inercia e autoritarizmit në një rrugë pa krye.

Brenda tagrit ligjor e kushtetues, ose ashtu si është e shkruar në Kushtetutë si “përfaqësues i unitetit të popullit” ai ka “respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve”, duke “i shërbyer interesit të përgjithshëm”, duke kthyer jo pak ligje pas, duke marrë në kurriz me këtë rast anatemat e shumë njerëzve të PS-së. Çështja më delikate ishte ajo që lidhej me dhënien e autorizimit për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për fillimin e negociatave zyrtare me Greqinë.

Gjithsesi, në këto momente, kur Shqipëria është në një kaos jo të vogël, duket se roli i tij është mëse i domosdoshëm për të thirrur e marrë në Presidencë kushtet e studentëve dhe për t’i ndërmjetësuar me një pushtet shumë patetik, që përfaqësohet nga Rama. Tek e fundit, institucioni i presidentit, paçka ngjyrës, është de jure mbi palët dhe kjo mund ta bëjë që edhe kryeministri i vendit, t’i japë fundit monologut të përditshëm lodhshëm dhe fyes. Ashtu si dy politikanët e tjerë Basha dhe Kryemadhi, që po e katandisin vendin të duket se nuk di të bëjë protestat e duhura ose më keq akoma, të duken për PS-në si hajmali kundër protestës.

Ndërkohë, studentët shqiptarë, që janë nëpërkëmbur kanë nevojë për gjërat më të domosdoshme për të vazhduar studimet, në mënyrë që t’u hapet pak shpresa për të ardhmen, që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë fshirë.

Ndaj, tashmë ka ardhur sërish koha e Ilir Metës, që të tregojë se mund ta zgjidhë këtë ngërç duke i treguar derën kryeministrit, ashtu si derën e shpresës së studentëve, që nuk besojnë më tek askënd. Kuptohet duke mbajtur larg thashethemexhinjtë e PS-së, militantët e paskrupullt të së shoqes dhe poterexhinjtë e ish-mikut Basha, që duket se po e zvetënojnë dhe këtë lëvizje kaq të bukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Trishtim në prag dimri! Pas dy javësh protestë durimi ka sosur
Previous article REXHEP QOSJA/ Për studentët e Tiranës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k