• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ A mund të lexosh në Tiranë, atë që po ndodh në Kosovë?!
Home
Blog

BEN ANDONI/ A mund të lexosh në Tiranë, atë që po ndodh në Kosovë?!

September 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Presidentit shqiptar Ilir Meta ju deshën kohë që të prononcohej për planin Thaçi-Vuçiç për korrigjimin e kufijve, por jo institucionalisht. Me një gjuhë më shumë diplomatike sesa presidenciale, ai do të shprehej në një intervistë mes të tjerave se:

“Është jetike që jo vetëm të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërnguljes ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare, por edhe asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërnguljen për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve”. 

Shprehje  e bukur dhe e ndjerë por aspak e drejtpërdrejtë për staturën që ai përfaqëson, ndërkohë që kosovarët dhe shqiptarët pritën që ai të prononcohej nga institucioni i tij. Për më tepër askush nuk po flet për zhvendosje popujsh, por ndryshime kufijsh që mund të sjellin pasoja.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë kinse i kujdesshëm, por dukshëm është kuptuar se edhe ai është një nga aktorët ballkanikë që e di mirë planin, që kanë paraqitur në publikun e tyre presidenti serb dhe kolegu kosovar. I vetëm, nga kabineti qeveritar, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka treguar një qëndrim shumë të hapur dhe aspak diplomatik, por që ka qenë në dobi të asaj që mendon dhe dëshiron publiku: Jo ndarje, njohje me kufijtë ekzistues. Sa për ish-presidentët Berisha dhe Nishani, askush nuk ka qenë aq i durueshëm sa të lexoj pjesën patetike, që ata demonstrojnë tashmë. Gjithsesi, qëndrimi i tyre duhet vlerësuar deridiku sepse ka treguar mendimet personale, paçka se është shfrytëzuar disi në urrejtjen e tyre ndaj Ramës dhe Thaçit.

Në një përmbledhje, që përfshin brenda të gjitha ndryshoret matematike, që nga ato që lidhen me mbledhjet e përbashkëta, kontaktet direkte, Aleatët e Mëdhenj të rusëve dhe kosovarëve, Fuqitë e Mëdha, qëndrimi dhe dyzimi i Shqipërisë të bind për atë që po ndodh në Kosovë. Që do të thotë se Kosova dhe Serbia janë drejt një zgjedhje të rëndë reciproke, që do konvertohet me benefice ndërkombëtare për dy presidentët, që thjesht në duar mbajnë letrat me propozimet e BE-së dhe Fuqive të Mëdha, por aspak një zgjidhje që do të ndihë si duhet popujt e tyre. Për të mos thënë se do ta lerë Ballkanin në një eksperiment gjeostrategjik dhe në të ardhmen.

Këtë kupton nga mos bashkimi i zërit të Tiranës dhe frika e zyrtarëve të saj për të thënë të vërtetën: Ne nuk kemi asgjë në dorë, por zgjidhja është gjetkë dhe ne po përdoremi. Presidenti Ilir Meta, në vend të show në male, mund ta artikulonte këtë nga institucioni i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim, thjesht na kthe optimizmin!
Previous article MERO BAZE/ Kë trimëroi opozita në Shkodër?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k