• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Sorra lakmitare Ilir Meta
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Sorra lakmitare Ilir Meta

June 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Bedri Islami

Presidenti i Shqipërisë po bëhet gati të ndËrmarrë vendimin e tij të dytë drastik: shpërndarjen e parlamentit të Shqipërisë. me një shkresë të veçantë, zyra e tij, i ka kËrkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin e saktë të deputetëve, numrin e deputetëve për çdo forcë politike, për çdo qark etj. Kjo erdhi menjëherë pasi Kuvendi votoi në një shumicë dërmuese për fillimin e proçedurës në shkarkimin e tij. Pro largimit të tij votuan edhe deputetët e rinj, që ishin në listat e po këtyre,partive politike që tani i mallkojnë dhe i linçojnë. Askush nuk e ka detyruar Bashën, Metën apo Kryemadhin të vendosin në fundin e listave njerëz që do i braktisnin një ditë. Pazari duhet të ketë qenë i shtrenjtë dhe secili duket se po synon të nxjerrë harxhet e tij.

Atë stan zgjodhën, atë bulmet do të marrin? Vendimi i mundshëm i presidentit nuk do të jetë për shkak të moslegjimitetit të parlamentit të tashëm. Është thjeshtë akti i dytë i rrëzimit të qeverisë dhe të parlamentit përmes një akti antikushtetues, i cili, në këtë rast, duhet të miratohet edhe nga Gjykata Kushtetuese.Është akti i dhënies edhe një dorë Bashës dhe Kryemadhit për të mos qenë në listat e zeza të Departamentit të Shtetit!

Është akt për të ndërprerë urgjentisht ngritjen e strukturës speciale SPAK, e cila u tha se do të ngrihej brenda 10 ditëve dhe që do të fillonte aktivitetin e saj! Është akt kundër krijimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të ngrihej brenda dy javëve dhe do të miratonte apo jo dekretin për rrëzimin e shefit të presidencës! Është akt për të ndaluar zgjedhjet vendore dhe për t’i dhënë shtetit të tij atributin e plotë të një vendi që nuk di të ndërtojë shtet.
Rrënja e kësa ideje është në veriun e Shqipërisë dhe presidenti e di këtë!

Është akt për të ndaluar të gjithë proçeset që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, për të ndaluar atë, sidomos tani që shumë prej të deleguarve të tyre në prokurori dhe në gjykata, ose janë larguar ose do të largohen së shpejti! Është akt për të mbrojtur gjingjonët e drejtësisë dhe hallkat e tjera të mashtrimeve të mëdha?

Është akt për të delegjitimuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur? Presidenti e di fare mirë se, pas shpërndarjes së parlamentit, qeveria aktuale qëndron në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, qeveria e ligjshme e drejtuar nga Edi Rama.

Kjo është një normë kushtetuese dhe nuk mund të zhdekretohet! Opozita nuk do të pranojë futjen në zgjedhjet parlamentare me Edi Ramën kryeministër dhe kështu që përsëri Meta do të anullojë zgjedhjet, duke pritur një datë të re, një marrëveshje që nuk vjen, një alibi që nuk ekziston dhe vendi do të mbetet pa Parlament, me qeveri provizore, pa Gjykatë Kushtetuese, pa SPAK, pa Gjykatë të Lartë, me një president të rrëzuar nga parlamenti dhe me një opozitë që akuzohet e lidhur me fondet e fshehta të Kremlinit?

Meta mund të bëjë sa herë të dojë simbolin e shqiponjës, por gjithçka po kthehet në një sorrë lakmitare! Dhe, si i thonë, korbi – korbit, nuk ia nxjerr sytë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kriza në Uashington, tymi në Tiranë
Previous article ANALIZA/ Ilir Meta pret biletën pakthim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k