• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Për 200 mijë euro Babale shet gjithë PD-në
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Për 200 mijë euro Babale shet gjithë PD-në

May 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Shefi de jure i demokratikasve, Basha, në një dalje të vonë, hodhi shashkën e fundit para zbardhjes të së vërtetës.

Babalen e “famshëm” vëllezërit Xhafa e kanë paskan joshur me 200 mijë euro që të mbyllë gojën dhe të përgenjështrojë gjithë çka thënë.

Për këtë, në drejtim të babales, janë dërguar njerëz të njohur si kriminelë, vrasës, të cilët e kanë kërcënuar dhe i kanë bërë shantazhin e njohur.

Disa janë nga Fushë Kruja, të tjerë nga Vlora, deklaroi Basha, duke i bërë në një vrasësit e veriut dhe të jugut.

Si edhe në të kaluarën, asnjë emër, kush ishte, cilin kërcënoi, kur ndodhi kjo, ku ndodhi kjo, ku është tani babale, ku gjendet familja e tij, përse Babale tentoi të ikte nga vendi, në fund të fundit, shkurt e qartë: kush janë të njohurit si vrasës, disa nga Fushë Kruja e disa nga Vlora.

Për Babalen është “grmbulluar” një tufë njerëzish të krimit, sikur ky i fundit të ishte i domosdoshmi dhe i paprekuri , që për të kërcënuar atë do të duhej një bandë.

Se kush e ka ushqyer babalen , me banim në Vlorë, me paratë e krimit, nuk është larg mendësh të gjendet. PD-ja ka ende reserva të mëdha nga grabitjet marramendëse.

Ajo ka para për të mbajtur një korpus paraushtarak me emërin e Hajdarit, e jo më të mos ushqejë një njeri si Babale.

Nëse dikush do i kishte afruar Babales 200 mijë euro, apo edhe gjysmën, qoftë edhe një të katërtën, ai do të kishte lënë në baltë të gjithë PD-në, me soj e sorollop./

Një trafikant i njohur, njeri i bixhozit dhe i veseve të tjera, që është mashtruar aq lehtë dhe ka mashtruar edhe të tjerët, nuk vlen as një e dhjezta e gjithë kësaj parodie.

Vëzhgimet dëshmojnë se babale nuk është takuar asnjëherë me Agron Xhafën, më pas do të dëshmojnë se me cilët është takuar. salianji është vetëm njëri prej tyre.

Babale, i cili, që në fillim të herës, megjithëse me përgjues në xhep, u zbras dhe deklaroi se përgjimi nuk ishte i tij, por i Agronit, do të ishte i lumtur nëse do i afroheshin 200 mijë euro.

Ai është shitur për shumë më pak se kaq.

Rani duhet të jetë penduar që nuk e ka ngritur pazarin.

sa për kërcënimin ndaj Olldashit, mirë që ra ky “mort” dhe e njohn njerëzit.

Një forcë politike që mbështetet tek Babale dhe tek “investigimi ” i Olldashit, dëshmon se ka shkuar drejt fuindit.

Nuk thonin kot të vjetrit ” më thuaj me kë rri, të të them se cili je”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kim Jong Un është artisti i vërtetë i ujdive, jo Donald Trump
Previous article BERND RIEGERT/ Itali, frikë nga politika kundër të huajve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k