• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Loja mashtruese e shifrave
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Loja mashtruese e shifrave

July 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Bedri Islami 

Pasi humbi në dy kauzat e saj kryesore, pra që nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor dhe rrëzimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike e zgjedhje të parakohshme politike, opozita, në dy krahët e saj, ka hyrë në lojën mashtruese të shifrave.

Opozita që kërcënoi që nuk do të zgjedhje, tani ka nxjerrë tespiet e numërimit të votave.

Si qëndron e vërteta:

Në Shqipëri ishin të regjistruar 3.54 milion votues.

Sipas studimit ndërkombëtar vjetor 41 për qind e popullsisë shqiptare me të drejtë vote janë jashtë Shqipërisë ose 1.44 milionë zgjedhës.

Në Shqipëri , në 30 qershor ndodheshin 59 për qind e votuesve ose rreth 2 milionë e 88 mijë votues.

Sipas të dhënave të pandryshuara në vite 14 për qind prej tyre konsiderohen mosvotues klasikë. Ata nuk votojnë asnjëherë. Këto kanë përbërë gjithnjë rreth 600 mijë votues.

Në zgjedhjet e 30 qershorit morën pjesë rreth 22 përqind e totalit të votuesve të regjistruar ose rreth 778.800 votues.

Nuk morën pjesë në votime rreth 23 për qind e atyre që ndodheshin në Shqipëri ,ose rreth 815 mijë votues.

Opozita deklaron se 85 për qind e popullsisë e refuzoi 30 qershorin. Duke futur këtu edhe ne që jemi në mërgim, edhe ata që kanë refuzuar gjithnjë votimin.

Duke u nisur nga kjo mënyrë krahasimi :

Në zgjedhjet e vitit 2017 PD-ja fitoi në të gjithë vendin 456.413 vota ose 13 përqind e numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.

87 për qind e votuesve e refuzuan në vitin 2017 Partinë Demokratike.

Në zgjedhjet e vitit 2017 LSI fitoi në të gjithë vendin 225.901 vota, ose 6.3 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.

93.7 për qind e votuesve e refuzuan në vitin 2017 LSI-në.

Nëse bëhen kështu llogaritë, atëherë në vitin 2017, PD plus LSI fituan së bashku 682.214 vota ose 19.3 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë me të drejtë vote.

80,7 për qind e popullsisë i refuzuan ato.

Në zgjedhjet politike të vitit 2017 PS mori 764.752 vota ose 82.538 vota më shumë se sa dy forcat kryesore të opozitës së bashku.

Dje, 30 qershor, pavarësisht presionit, thirrje për dhunë, dhe mbi të gjitha, sigurisë se këto janë zgjedhje të fituara ende pa filluar, përsëri për PS votuan mbi 700 mijë votues.

Atëherë, kush humbi e kush fitoi?

Dhe kush janë “trimat” që, pasi bënë thirrje për dhunë, revolucion, për të nxjerrë ushtrinë në rrugë etj ia mbathën për në plazh?

Unë vazhdoj t’i trembem stilit autokratiktë shefit të qeverisë, i cili, edhe pa i pasur nën sqetull të gjitha bashkitë e vendit, ishte, pa dyshim, kryeministri më arrogant i së majtës dhe më i lidhur me qarqet e oligarkisë financiare, si rrjedhje nga koha e Berishës.

Unë i trembem lojës teatrore që po bëhet pas ftesave për dialog e marrëveshje.

I druhem asaj që do të ndodhë më pas, 30 qershori iku, zgjedhjet, mirë a keq, u bënë, numërimi po përfundon.
Po pastaj?

Do e lexojë Edi Rama si duhet votën e shqiptarëve?

Vështirë ta thuash!

Por, loja e turpshme e përqindjeve dhe mbështetja pas tyre si pas një gardhi të kalbur, nxjerr pisllëqet e llogarive politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Qeveria Berisha-Meta me vetëm 25.6% të votave të shqiptarëve
Previous article MERO BAZE/ Disa sqarime për spekulimet rreth zgjedhjeve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k