• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Lobingu i Bashës
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Lobingu i Bashës

April 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kreu i PD-së, më saktë, i shqupasve demokratikas, disa ditë më parë ishte në Berlin. Ai u takua me sivllezërit e tij politikë të CDU-së dhe deklaroi se i gjithë qëllimi i udhëtimit të tij ishte lobingu për Shqipërinë, që të ketë mirëkuptim në lëvizjen e aj politike drejt Evropës, pas rekomandimit mirëkuptues të strukturave të larta evropiane.

Si pa dashje, ai nxori një fakt që shumë shpejt nuk do të ishte më enigmë: në shtetin gjerman gjenden deputetë skeptikë, të cilët nuk ishin në një mendje me Këshillin e Evropës dhe nuk do të miratonin fillimin e integrimit të plotë të Shqipërisë. Mes të tjerëve, ai ishte takuar edhe me deputetin e CDU-s, Krishbaum, i cili ishte ndër më skeptikët dhe më të vendosurit kundër fillimit të bisedimeve.

Krishbaum njihet si mik personal i Bashës dhe mbështetës i tij edhe kur linja politike e PD-së, si mos më keq, bie ndesh me kursin evropian apo me këshillat e bashkëpolitikanëve të tij.

Krishbaum do të njihet edhe për pjesëmarrjen në Çadrën e famshme politike të vitit të shkuar, duke mbajtur një fjalë, e cila dukej sikur ishte shkruar nga departamenti i letrave brenda pëdëistëve.

Kjo është e drejta e tij. Ai mund ta dojë ose mos ta dojë Shqipërinë, ai mund ta dojë apo mos ta dojë strukturën që drejton sot, e si duket, edhe për shumë vite shtetin shqiptar. por, kur ai, me vetëdije, bojkoton një darkë pune me shefin e qeverisë së shtetit shqiptar, shkon më tej se kaq: ai me vetëdije bëhet pjesë e një acarimi politik, i cili nuk i shkon për shtat një deputeti me përmasat e zgjedhura të tij. Ai bëhet palë.

Ky, në fakt është njeriu, tek i cili loboi Basha. Të paktën kështu tha ai. Tani është e qartë se çfarë fruti ka dhënë ky lobim dhe çfarë të korrash mund të ketë Shqipëria.

Është interesant se, pas lobimit në Berlin dhe takimit me Krishbaum, zoti Basha e harroi këtë punën e lobimit politik në të mirë të shtetit ku jeton dhe ku ka gjysmën e nënshtetësisë së tij.

Ai nuk po lëviz më tej, nuk po bën lobim të mëtejshëm, nuk po takon zyrtarë të tjerë, të së djathtës apo jo, nuk po darkon dhe nuk po bën më deklarata politike.

Si duket, garancitë e dhëna në një qoshe të Berlinit kanë qenë të mjaftueshme për të patur një garancie se, edhe kësaj here, Shqipëria nuk do e kalojë klasën politike dhe se, për mendje të tij, humbës do të jetë Edi Rama.

Për Shqipërinë as nuk është bërë merak ndonjëherë e as nuk do të bëhet. Ky është një postulat politik që nuk ka nevojë për asnjë vwrtetim.

Ditën kur nuk do të jetë më askush në politikë ai do ia mbathë drejt nënshtetësisë tjetër të tij, drejt Holandës, ku ka vënë edhe pasurinë e tij.

Lobimi i Bashës ka ardhur në fundin e tij. Ishte e mjaftueshme një vizitë, një takim dhe një njeri.

E ka gjetur, si duket. Dhe e mban shpresa se përmes tij një ditë mund të bëhet burrë shteti, ose se mund ta rrëzojë qeverinë.

Lobimi për mos vazhdimin e rrugës evropiane, si duket do të jetë i njëjtë me termin bashizëm, mbajeni mend këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Koreja e Veriut po e manipulon sërish Donald Trump
Previous article Emmanuel Macron, kundërhelmi për Trump

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k