• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Disa enigma të një vendimi Antikushtetues!
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Disa enigma të një vendimi Antikushtetues!

June 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Vendimi antikushtetues, në kufijtë e një puçi institucional shteti ndodh menjëherë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit cilësoi me emër tri gjëra: qeveria është e ligjshme, askush nuk duhet të prekë zgjedhjet,çka do të thotë se qeveria amerikane do i njohë ata dhe, së fundi, kush prek zgjedhjet do të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit!

Bedri Islami

Enigma e parë: përse vendimi i Presidentit Meta ndodhi tani, pikërisht sot dhe çfarë mund të kishte ndodhur në protestën e opozitës?

Vendimi antikushtetues, në kufijtë e një puçi institucional shteti ndodh menjëherë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit cilësoi me emër tri gjëra: qeveria është e ligjshme, askush nuk duhet të prekë zgjedhjet,çka do të thotë se qeveria amerikane do i njohë ata dhe, së fundi, kush prek zgjedhjet do të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit!

Enigma e dytë: a ishte Meta në dijeni të një proteste t dhunshme në ditën e sotme, si kishte paralajmëruar Basha dhe a ka lidhje vendimi i tij me zhbërjen e aktit të dënimit t liderëve opozitarë, të cilët u cilësuan me emër konkret nga Departamenti i Shtetit si njerëz që do të mbanin përgjegjësi?

Nëse sot opozita do të kishte realizuar aktin e saj të rradhës së një proteste të dhunshme, me siguri që do të ishte vetëvrasja e tyre. Basha dhe Kryemadhi kishin bërë thirrje për këtë, por nuk e kishin pritur dënimin e ardhshëm. Nëse tërhiqeshin pa një alibi do të kishin humbur edhe më tej kredibilitetin e tyre politik e moral.

Meta e zgjidhi hallin e tyre.

Enigma e tretë: deklarata më e çuditshme e kësaj proteste ishte e zonjës Kryemadhi. Në pyetjen se mos kishte ndikuar në vendimin e zotit Meta, ajo lehtësisht pohoi se kishte dy javë që nuk ishte takuar me të, që kur kishte marrë rrugën e një operacioni që dukej se kishte qenë i suksesshëm.

Vërtet zonja Kryemadhi ka dy javë që nuk është takuar dhe nuk ka biseduar me zotin Meta?

Nëse ka ndodhur kështu atëherë gjithçka që është thënë për lidhjen e tyre të fortë mund të jetë vetëm një shfaqje.

Si është e mundur që dy javët e vështira të jetës së saj, pas një operacioni të vështirë, bashkëshorti i saj nuk i rri pranë, nuk bisedon, nuk e takon…

Enigma e katërt : le ta marrim se gjithçka do të zhvillohet sipas planit Meta, pra, nuk do të ketë zgjedhje.

Çfarë fitohet në zgjatjen e agonisë?

A do të ketë pika takimi mes pozitës dhe opozitës?

A do të largohet Edi Rama?

A do të tërhiqet opozita nga kërkesa e saj?

Nëse kjo nuk ndodh atëherë pse Meta mori këtë vendim antikushtetues?

Enigma e pestë: pas vendimit të zotit Meta, a do të pranojë opozita jashtë parlamentare të bëhet pjesë e zgjedhjeve,kurdo që të mbahen ato?

Vështirë, pasi ajo do të qëndrojë në llogoren e saj. Zgjedhje pa Ramën. Por këtë nuk e vendos dot ajo dhe as nuk e përmbys dot qeverinë me dhunë.

Enigma e gjashtë : a krijohet kshtu precedenti i rrezikshëm politik, përmes të cilit, njëra pal nuk futet dot në zgjedhje, për shkaqet e veta dhe gjithçka kalon në kaos, mosfunskionim të shtetit, pasiguri, rrëmujë dhe shkelje të rënda kushtetuese.

jamj i bindur se, nëse portat do të kishin qenë ndryshe, askush nuk do të pyeste për opozitën.

Pra, nëse Berisha do të ishte në pushtet, zgjedhjet jo vetëm do të mbaheshin, por do të quheshin triumf i demokracisë.

Enigma e fundit: a ka pasur takim të fsheht, para dy ditësh, mes Rams dhe Metës dhe çfarë mund të jetë vendosur aty?

Nëse kjo ka ndodhur, atëherë do të jetë fundi politik i karierës Rama.

Të gjitha enigmat të çojnë në një përfundim:

Në fakt kemi të bëjm me një akt të papërgjegjshëm institucional, i cili nuk e zgjidh të keqen, por e legjitimon atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Opozita e përgjimeve, embrioni i gjithë të zezave
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k