• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Bashkimi Europian miraton të drejtat e çifteve homoseksuale brenda unionit
Home
Blog

Bashkimi Europian miraton të drejtat e çifteve homoseksuale brenda unionit

June 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Të drejtat e çifteve homoseksuale janë të njëjta me çiftet heteroseksuale në të gjithë Bashkimin Europian

Të drejtat e çifteve homoseksuale, këtë të martë janë edhe më të mbrojtura në të gjithë Bashkimin Europian. Të gjitha vendet anëtare do të jenë të detyruara të japin leje qendrimin për çiftin homoseksual. Kështu sapo ka vendosur Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian. Pas rastit të një shtetasi rumun i cili u martuan në Bruksel në 2010-ën me një amerikano-verior, të cilit iu refuzua rezidenca në Rumani, pasi martesat homoseksuale nuk janë të ligjshme në këtë vend.

Gjykata ka vlerësuar se mohimi i lejes së qëndrimit të përhershëm përbën përbën në këtë rast një shkelje të të drejtave të njeriut në respekt të martesave heteroseksuale në përputhje me direktivën që ruan të drejtën për lëvizje dhe qëndrim të lirë. Kjo normativë lejon që çdo qytetar Europian të qendroj në një nga 28 vendet që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian dhe i jepet e drejta e qëndrimit të përhershëm te bashkëshorti  edhe nëse ai është jashtë komunitetit Europian. Pra, tani mbetet e qartë, që kur direktiva i referohet bashkëshortit ajo përfshin gjithashtu edhe ata që janë brenda të të njëjtit seks.

Duhet t’i festojmë të drejtat e homoseksualëve të cilët po progresojnë në Bashkimin Europian. Sot, 13 nga 28 vendet pjesëmarrëse në BE e njohin martesën e homoseksualëve. Por ka gjithashtu disa shtete të tjera që ende nuk e njohin, si: Rumania, Bullgaria, Polonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Kroacia dhe Hungria, dhe në disa raste Kryeministrat trumpetojnë kundër homoseksualëve duke thënë gjithçka. Këto vende duhet të dinë që pavarsishtë legjislacionit në përgjithësi, t’i përkasësh BE-së do të thotë t’i bashkohesh ideologjisë së komuntetit në respektim të të drejtave njerëzore dhe principeve të mos diskriminimit për arsyet seksuale. / El Pais

Përktheu:AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsyet pse do të shohim bllokim deri në fund të qershorit
Previous article Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k