• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BASHKIM ZENELI/ Ta urojmë Greqinë mike
Home
Blog

BASHKIM ZENELI/ Ta urojmë Greqinë mike

August 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Bashkim Zeneli/ 

Ditët e fundit, nëpërmjet Kryeministrit Tsipras, u bë i njohur lajmi se Greqia e kaloi krizën… Një lajm i mirë për Greqinë, për Europën, një lajm i mirë edhe për ne shqiptarët. Fqinji ynë i vyer ia doli! Ia doli me punë të madhe, me përgjegjësi të madhe, me sakrifica të mëdha. Ia doli edhe kur disa vende e mbështetën dhe disa të tjera e lanë vetëm, duke e fajësuar qeveri pas qeverie.

Afro 10 vite sakrifica të jashtëzakonshme të popullit grek u prekën paga, pensione, u rritën çmime, u shkurtuan vende pune, u mbyllën biznese, u boshatisën banka, u tkurrën buxhete. Grekët u ngritën në demonstrata dhe protesta duke fajësuar politikën. Por, u bindën se sakrificat ishin për ta, për Greqinë. Dhe i pranuan ato me dashuri për vendin, me patriotizëm. Ata, i madh dhe i vogël, e kuptuan fare mirë se patriotizmi më i mirë ishte të luftosh për të ardhmen.

Grekët besuan fort në atë që duhet të arrinin. Ishte një maratonë e mundimshme, por grekët i kanë fituar maratona, se lajmëtarët e fitores i njohin para gjithkujt, tash 2500 vjet! Qeveria dhe populli grek u përball me plane strategjike të BE-së, të Trojkës, të institucioneve financiare. U përball me kushte politike. Dhe nuk e teproj aspak të them se u përball me dinjitet: E pranoi “litarin” në fyt, por nuk pranoi “shtrëngimin” e tij. Dhe ia doli!

Ia doli me përballje të vështira; ia doli me shumë vende të Europës që ia dhanë fuqishëm dorën, por edhe më ndonjë tjetër në BE që i “ktheu” shpinën. Skepticizmi, pse jo edhe cinizmi i disa papionistëve europianë që shihnin vetëm shtëpinë e tyre e që teorizimi për një qeveri e një kryeministër radikal të majtë, që nuk do t’ia dalë, u shemb! Greqia mike, këto ditë njoftoi se “u ngrit” në këmbë dhe se me besim do të ecë përpara. Asnjë vetëkënaqësi dhe asnjë vetëlëvdatë nuk u dëgjua nga Kryeministri Tsipras. Dhe kjo flet shumë.

Flet për përgjegjësi politike. U përshëndet ky lajm nga BE. Ishte lajm i madh! Te ne shumica dhe pakica nuk kanë folur akoma. Greqia ishte në gëzim, edhe gëzimi i tjetrit urohet. Ne duhet të gëzonim bashkë me Greqinë. Të gëzonim që populli grek ia doli që të jetojë më mirë nesër. Por të gëzonim që edhe ata 700 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, ia dolën. Edhe ata do të jenë më mirë! Mendoj se nuk kërkohet ndonjë largpamësi e madhe politike për të vlerësuar se thjesht dalja e Greqisë nga kriza është edhe për të mirën tonë.

Kemi rastin për t’i thënë Greqisë mike: Urime, ia dole! Për t’i thënë se, si fqinjë e miq të mirë kemi një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes europiane, se jemi popuj miq, se e duam njëri-tjetrin dhe duam të jetojmë përherë në miqësi. Kaq duhej thënë nga politika, nga qeveritarët, nga ata që na postojnë foto kapërdisëse në restorantet e Nju-Jorkut. Nuk kemi asnjë problem që na ndan dhe asgjë nuk duhet të na pengojë të ecim dhe të shohim përpara.

Përherë mirënjohës Greqisë dhe popullit grek çfarë ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto 3 dekada. Na ka qëndruar gjithmonë në krah. Dhe Greqinë dhe popullin grek sa më shumë t’i njohësh aq më shumë i do dhe sa më shumë t’i duash aq më shumë kërkon t’i njohësh! Tek shkruaj këto rreshta, m’u kujtuan vargje të poetit të madh grek Janis Ricos: Ti kurrë Greqinë mos e vajto, se mu ku bën të bjerë…. ngrihet përsëri, e rreptë edhe kreshnike…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Pullë Kadaresë! Revolucioni kulturor i SHQUP-it drejt “fitoreve” të reja
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Llogari e mbetur rrugëve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k