• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BARDHI QUKU/ Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh
Home
Blog

BARDHI QUKU/ Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh

January 30th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Dalin të marrët e vikasin: Rrnoftë Shqipnija! Ti, i moçëm, përgjegjë tue bërtitë në kupë të qiellës: Rrnoftë, po e shpejt me porositë flamujt. Na shyeju: rrnoftë! E ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit t’ona. Lojë e bukur, por s’të ka dalë…”, ky është denoncimi që i bën djaloshi Hilush, tregtarit Gaspër Tragaçi tek “Tregtar Flamujsh”, i Ernest Koliqit, një novelë e viteve ’30 që përthyhet aq trishtueshëm edhe në ditët e sotme, kur pushteti është i mbushur me kaq shumë tregtarë flamujsh, që nuk e kanë për gjë të shesin atë që nuk është e tyrja por e shqiptarëve.

Në këtë tregtim të pambarimtë, iu shtua sot edhe tregtari ynë i këtyre viteve të fundit, kryeministri Rama, që aq shumë i ngjason atij të parit, ish-kryeministrit Berisha.

Në të dyja herët që Berisha dhe Rama kanë hyrë në bisedime me Greqinë për çështje mjaft të ndjeshme midis dy vendeve, kanë dëshmuar një kompleks të madh inferioriteti dhe kanë shitur asetet kombëtare sa herë kanë menduar se kanë arritur ndonjë ujdi të madhe.

Bisedimet e fundit me Greqinë të cilat Rama po përpiqet t’i shesë si një sukses historik, po rezultojnë një Pazar i pistë, kur kryeministri ynë mendon t’i ofrojë vendit fqinj 12 milje hapësirë detare.

U desh vetë ministri i Jashtëm grek të na e thotë përmes mediave të vendit të tij, pasi Bushatin e kishte kapur një memecëri që pas takimit treditor në Korçë ku darka me Kotziasin duket se e kishte velur deri në grykë.

Atë që Rama deri dje e kishte shndërruar jo vetëm në kalin e tij të betejës përgjatë fushatës elektorale, por edhe pas ardhjes në pushtet, sot e hedh poshtë me një të rënë të lapsit.

Nuk bën as më shumë dhe as më pak, por njësoj si pararendësi i tij, që me një lëvizje të dorës, kukulla e tij në Ministrinë e Jashtme, Lulzim Basha hodhi firmën mbi marrëveshjen e re duke i falur Greqisë një hapësirë të konsiderueshme detare.

Do të ishte Gjykata Kushtetuese e cila në një vendim unanim rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, vendim të cilin Rama e propagandoi aq shumë për ta shitur si një arritje të opozitës së asaj kohe.

 

Por, ngjyrat e pushtetit ndryshuan dhe pompoziteti kaploi gjithë politikën e jashtme të kryeministrit Rama bashkë të bindurin e tij, Ditmir Bushati, duke nisur që në raportet me fqinjët e deri tek ato me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ky pompozitet përfshiu edhe bisedimet e fundit me Greqinë të cilat po rezultojnë një dorëzim pa kushte, kur Athina mundi të rrëmbejë në tryezë dakordësinë për zhvarrosjen e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i flaku Ramës në fytyrë shaminë e mohimit të ekzistencës së çështjes çame. Qershia mbi tortë ishin 12 miljet detare të ofruara shtetit grek.

Ky dorëzim pa kushte i kryeministrit Rama duket se ka një prapavijë që lidhet me hapjen e mundshme të negociatave me Bashkimin Evropian në qershorin e këtij viti, dhe kur pritet që Greqia të jetë një avokate e madhe e Shqipërisë në këtë proces.

Ky lloj pazari që nuk lidhet me asnjë nga vlerat që proklamon vetë Unioni, e ka shndërruar kryeministrin Rama në një Gaspër Tragaçi të shekullit tonë, që është i pari për të shitur interesat e vendit të tij, vetëm për të marrë flamurin e fitores të hapjes së negociatave.

Në qershorin e këtij viti, kreu i qeverisë do të tregtojë retorikën e tij boshe duke përdorur ndjesitë tona. Lojë e bukur, por a do t’ia dalë vërtet deri atëherë?! TIRANA TODAY

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ETHAN ZUCKERMAN/ Fejsbukut i bëhet vonë vetëm për Fejsbukun
Previous article ARMAND PLAKA/ Shqipëria eliminoi Gjermaninë nga Europiani, ja si ironizonin mediat gjermane në ’67

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k