• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BARBARA WESEL/ Frika nga Brexiti pa marrëveshje me BE
Home
Blog

BARBARA WESEL/ Frika nga Brexiti pa marrëveshje me BE

August 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Barbara Wesel/ 

Ministri britanik i Brexitit, Dominic Raab dha aprovimin që të publikohen rreth 20 plane emergjence për fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të jetës në Britaninë e Madhe. Në bazë të këtyre planeve, ministritë në Londër do të ngrejnë strategjitë e tyre për rastin e një Brexiti shumë të ashpër. Deri në fund të shtatorit, numri i këtyre skenareve do të rritet në 80.

Për sektorin e industrisë farmaceutike, qeveria britanike bëri të ditur se Britania e Madhe do t’i njohë në bllok kontrollet e sigurisë që bën BE. Pra edhe në të ardhmen mund të importohen pa pengesa medikamente nga Evropa. Qeveria dëshiron të veprojë në mënyrë pragmatike dhe të mos shkaktojë probleme, shpjegon Raab. Ai beson që edhe BE do të veprojë po kështu, pra që do t’i pranojë pa i verifikuar medikamentet britanike në BE.

Por kjo duhet parë me pikëpyetje për të ardhmen, po të nisesh nga Brukseli. Sepse që në fjalinë pasuese, Raab tërheq vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar vetëkuptohet që do t’u shmanget rregullave të BE, kur ta konsiderojë të drejtë këtë. Lidhjen e ngushtë me BE ai e përfytyron për kohën e menjëhershme pas Brexitit, kurse BE kërkon siguri juridike për bashkëpunimin e ardhshëm.

Fundi i qarkullimit të lirë të mallrave

Der britische Außenminister für den Austritt aus der Europäischen Union, Dominic Raab, und der EU-Chefkommissar Michel Barnier halten eine gemeinsame Pressekonferenz in Brüssel ab (Reuets/Y.Herman)
Përsa u përket projekteve evropiane si programi shkencor Horizont 2020, programi i shkëmbimeve Erasmus për studentët ose ndihma për zhvillimin e BWE, qeveria britanike dëshiron që të marrë pjesë plotësisht edhe në të ardhmen në këto projekte, si anëtare që paguan kuotë të plotë. Raabi nuk e pranon, por në këtë fakt fshihet pranimi, se përbashkësia në disa fusha me BE është e domosdoshme.

Edhe për ushqimet, Londra dëshiron që fillimisht t’u përmbahet edhe më tej rregullave të BE, për të garantuar importin dhe eksportin e tyre, në mënyrë që sallata dhe domatet për sanduiçin e preferuar britanik të mbërrijnë vërtet në supermarketet britanike. Po përgatiten edhe formularë të rinj për doganat dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, tha Raab. Do të shtohet burokracia dhe radhët në kufi. Qarkullimi i lirë i mallrave, siç e njohim tani, do të marrë fund.

30 vjet programi Erasmus
30 vjet programi Erasmus

Gjithsesi, e gjitha ka për të kushtuar shumë para: përveç 700 milionëve të planifikuar, ministri i Financave duhet të planifikojë tre miliarda të tjera paund britanikë, për pasojat e Brexitit. 9000 nëpunë të tjerë do të punësohen për këtë qëllim, 1000 prej tyre do të jenë vetëm për doganat.

Jo qasje në llogaritë bankare?

Shumë gjëra mbeten të paqarta, si për shembull çështja e të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të qytetarëve të BE në anën përkatëse të kanalit. Mund të dalin probleme me qasjen në llogaritë bankare, thuhet.

Përsa i përket Irlandës së Veriut dhe qarkullimit të mallrave atje pas Brexitit, Londra tregon nga Dublini. Në rast nevoje do të duhet të lidhet në njëfarë mënyrë ndonjë marrëveshje me qeverinë irlandeze, deklaron ministri i Brexitit.

“Unë i shoh rreziqet e Brexitit në plan afatshkurtër”, thotë ministri në një fjali, për t’u betuar në fjalinë tjetër se Britania e Madhe do të largohet me çdo kusht nga BE: “Ne duhet t’i shfrytëzojmë shanset e Brexitit”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Përgjigje e hapur për një letër të hapur, që më akuzon me emër e mbiemër
Previous article ILIR DEMALIA/ Të ulemi me byt*ë në tokë dhe të ndërtojmë shtetin, o sa mirë me qenë shqiptar o-je, o-je!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k