• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Barbara Bush, Zonja e Parë që mendonte se arsimimi mund të kuronte sëmundjet e tjera
Home
Blog

Barbara Bush, Zonja e Parë që mendonte se arsimimi mund të kuronte sëmundjet e tjera

April 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

WILL WEISSERT, “Associated Press”/

Ishte një ditë e nxehtë vere e vitit 1978, kohë kur bashkëshorti i saj vriste mendjen mbi garimin për herë të parë për president të Shteteve të Bashkuara, kur Barbara Bush u nis drejt Parkut përkujtimor mes gjelbërimit në Houston, për t’u frymëzuar mbi atë se në çfarë çështjesh duhej të fokusohej ajo, nëse do të bëhej Zonjë e Parë e Amerikës.

Bush ishte e shqetësuar mbi problemet më të rënda sociale, si krimi, të pastrehët, droga dhe uria. Por, teksa vraponte në park, 53-vjeçarja asokohe doli në konkluzionin se arsimimi i më shumë njerëzve do të mund të ndihmonte në rënien e normave të problemeve madhore, që pësonin gjithnjë e më shumë rritje në mungesë shkrim-këndimit apo mundësive për edukim.

“Pas bluajtjeve të shumta në mendje, kuptova se ajo për të cilën shqetësohesha do të përmirësohej nëse më shumë njerëz do të mund të mësonin të lexonin, të shkruanin e të përfshiheshin”, shkruante Bush në autobiografinë e saj të vitit 1994, “Barbara Bush: Kujtimet”.
Do të kalonte edhe një tjetër dekadë, përpara se Bush të bëhej Zonjë e Parë, por ndërkohë, ajo ishte bërë edhe më aktive në programet e arsimimit. Në mars të vitit 1989, vetëm pak javë pasi bashkëshorti i saj kishte hyrë në “Shtëpinë e Bardhë”, ajo themeloi Fondacionin Barbara Bush për Arsimimin e Familjeve.
“U dashuruan pas kësaj historie, – thotë Lauren Sproull, zëdhënëse e fondacionit. – Ajo tregon se, që prej fillesave, edhe përpara se ajo të bëhej Zonjë e Parë një ditë, Barbara u fokusua menjëherë drejt asaj se ‘Si mund të bënte më të mirën e mundshme?’, ‘Si mund të ndihmonte më shumë njerëz?’”.

Prej atëherë, fondacioni kapi shifrat e mbi 110 milionë dollarëve për të krijuar apo mbështetur programet e arsimimit për meshkujt, femrat dhe fëmijët në 50 shtete. Programet e saj përfshijnë klasa për të ndihmuar nënat adoleshente, që lanë shkollat e mesme, të fitonin diploma “GED” në Georgia, t’u mësonin anglishtet emigrantëve jo anglishtfolës në Alabama, si dhe për të mbështetur arsimin parashkollor të fëmijëve të vegjël.
Një në 4 të rritur amerikanë nuk mund të lexojnë mbi nivelin e gradës së pestë, thotë fondacioni. Një studim i vitit 2003, nga Qendra Kombëtare për Statistikat e Edukimit, zbuloi se afro 15 për qind e amerikanëve kishin mangësira themelore në aftësitë e leximit dhe kuptimit.

Për vite të tëra, fondacioni ofroi grante për financimin e programeve të reja arsimore apo përforcimin e atyre ekzistues, por që prej vitit 2012, ai është fokusuar në krijimin e modeleve të drejtpërdrejta që përdorin teknologjinë për të arritur të mëdhenj e të vegjël, shumica e të cilëve nuk kanë mundësi gjithmonë për të marrë pjesë në programet tradicionale nëpër klasa. Fondacioni thotë se ka ndihmuar “me lehtësi, qindra e mijëra” njerëz anembanë vendit përgjatë viteve, edhe pse nuk ka ende një numër të saktë e të plotë të cilitdo që është regjistruar në programet e mbështetura prej tij.
Bush ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Houston, në moshën 92-vjeçare. Për të shënuar 90-vjetorin e saj të lindjes, në qershor të vitit 2015, fondacioni lançoi një program arsimor për të rriturit prej 7 milionë dollarësh, të quajtur “XPrize”, një kompeticion në të cilin ekipet janë të ngarkuara me krijimin e aplikacioneve për telefonat që do të mund të përmirësonin arsimimin e të rriturve brenda 12 muajsh. Fondacioni njoftoi 8 gjysmëfinalistë, aplikacionet e të cilëve po testohen mes rreth 11 mijë njerëzve në Dallas, Philadelphia dhe Los Angeles.

Barbara ishte aktive në fondacionin e saj deri 2 muaj më parë, duke marrë pjesë përmes videokonferencave në çdo shfaqje të tij. Vajza e saj, Doro Bush Koch është tashmë udhëheqësja e nderit e fondacionit, që bazohet në Tallahassee, ku djali i saj, Jeb Bush jetoi si guvernator i Floridës nga viti 1999 deri në 2007-n.
Në vitin 2013, djali i saj Neil dhe bashkëshortja e tij Maria krijuan Fondacionin Arsimor Barbara Bush të Houstonit, që promovon shkrim-këndimin mes njerëzve të të gjitha moshave, në qytetin e katërt më të madh të vendit.
Laura Bush, e cila ishte Zonjë e Parë gjatë presidencës së djalit të Barbarës, George W. Bush, i tha “Fox Business Network” të mërkurën se vjehrra e saj besonte se “nëse kushdo do të mund të lexonte e shkruante, shumë probleme mund të zgjidheshin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JACOB GRANDSTAFF/ Nga Klinton tek Trump-Kur Presidenti kërkon frymëmarrje, bombardon për zbavitje
Previous article BASHKIM KASTRATI/ “Provokacija”, 70 kompani serbe e një shqiptare në “Prishtina 2018”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k