Ka histori qe i bejne njerezit me te mire e me te ndjeshem kur njihen me to. E tille eshte dhe historia e Patsy Ann.
Nje histori e jashtezakonsheme, nje histori dhimbjeje, dashurie e respekti reciprok midis nje qyteti te tere e nje qeni, prekese po aq sa historia e qenit Hachiko ne vitin 1924 ne Tokio te Japonise, histori qe perloti boten e asaj kohe por dhe me vone me filmat kushtuar kesaj teme.
Une nuk kisha degjuar gje per historine e Patsy Ann, deri sa shkela ne bankinen e portit Juneau, kryeqytetit te Alaskes. Nje statuje prej bronzi e Patsy Ann i priste te gjithe ata qe vinin nga deti dhe i pershendeste per dite ata qe kalonin andej pari.
Kisha lexuar kohe me pare nje thenie nga James Thurber qe thoshte “Nese une kam ndonje besim ne pavdekesine, kjo eshte sepse disa qen qe une kam njohur do te shkojne ne parajse.“
Une kam nje qen qe quhet Marko dhe nga kjo e di se sa e drejte ishte ajo qe thoshte James Thurber.
Patsy Ann ishte nje qen femer e races Bull Terrier, qe kishte lindur ne Portland te Oregon, USA me 12 Tetor 1929.
Kishte ardhur ne Juneau si nje kelysh, dhe po ketu qe braktisur nga i zoti i pare dhe i fundit. Dhe nuk do te largohej me kurre nga Juneau deri sa te mbyllte jeten e saj me 30 Mars 1942. Patsy Ann i donte dhe e donin te gjithe.
Kishte lindur e shurdher por ne nje menyre te pashpjegueshme kuptonte qe shume larg ardhjen e anijeve ne portin e qytetit.
Ne ate kohe nuk kishte mjete komunikimi moderne qe te lajmeronin ardhjen e anijeve ne port perpara se ato te cfaqeshin vizualisht. Dhe te gjithe e kuptonin nga Patsy Ann qe nje anije ishte duke ardhur.
Nuk gabonte kurre ne reflekset e saj dhe gjithmone kercente ne ujrat e akullta te portit e notonte drejt anijes se sapoardhur.
Ishte absolutisht pershendetesi i pare i te gjitha anijeve te sapoardhura ne port.
Shpesh bente dhe postierin midis anijes dhe tokes duke marre e cuar gjera apo dokumenta nga njera ane ne tjetren.
Kur nuk vinin anije, Patsy Ann vizitonte bizneset, hotelet e baret ne rajonin e portit dhe pershendetej e perkedhelej nga gjithe pronaret e kalimtaret e rastit te cilet edhe ruanin ushqime per te.
Per sjelljen dhe dhuntite e saj Patsy Ann u be e famshme dhe ishte ndoshta qeni me i fotografuar i kohes.
Ajo qe e beri vertet te famshem Patsy Ann ishte se ne vitin 1934, kryetari i Bashkise se Juneau , zoti Goldstein ne nje ceremoni zyrtare, me pjesemarrjen e zyrtareve perkates dhe parise se qytetit, ne mbeshtetje te nje kerkese mbare popullore te banoreve te qytetit, duke habitur boten me nje gje qe s’ishte pare e degjuar ndonjehere, i dha zyrtarisht Patsy Ann, pra nje qeni, titullin “Official Greeter of Juneau, Alaska” qe ne shqip perkthehet si “Pershendetes zyrtar i Juneay, Alaska”.
Dhe akoma dhe sot e kesaj dite keto dokumenta ruhen ne arkivat e qytetit…
Duhet te themi qe titulli i pershendetesit per ate kohe e me pare, ishte shume i rendesishem sepse prezantonte kulturen dhe edukaten e qytetit ne takimin e pare me te porsa ardhurit.
Per kete normalisht zgjidheshin njerez me kulture, pamje e sjellje te dallueshme.
Dhe te mendosh nje qytet ne Alasken e larget e ne ate kohe te larget, pa media e pa informacion ku sigurisht qe ardhja e nje anije qe binte lajme e mallra nga bota e panjohur, perjetohej si nje ngjarje shume e rendesishme.
Pavaresisht se c’thane bene e vendosen njerezit per te, Patsy Ann nuk i mori dot vesh kurre keto gjera. Duke ju gezuar dashurise se njerezve, ajo vazhdonte njelloj ritet e saj te perditeshme…
….Ne diten e fundit te marsit te vitit 1942, Patsy Ann u percoll nga gjithe banoret e Juneay per ne banesen e fundit.
Ne respekt te vendit ku jetoi e punoi, arkivoli i saj i vogel u ul, ne ate pjese te portit qe njihet me emrin Gastineau Channel e qe here mbulohet e here zbulohet nga baticat e zbaticat e detit…(TemA)
Leave a Reply