• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Të shkosh në luftë me himnin e paqes(rehatit)
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Të shkosh në luftë me himnin e paqes(rehatit)

January 16th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.

Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon.

Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.

Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.

As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë.

Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.

Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri.

Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.

Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë?

Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.

Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht “i vonuar”, siç thonë prej kohësh disa figura publike?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR HASHORVA/ Komunizmi shqiptar dhe feja
Previous article NIALL FERGUSON/ Makthi nga rrjetet sociale dhe fundi i hierarkive që mbanin në këmbë botën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k