• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Shqipëria në tre pamje
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Shqipëria në tre pamje

June 17th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë të lodhesh shumë.

Mjafton të lexosh tre personazhe, që kanë trajtuar sot gati njëkohësisht temën e shtimit të rasteve me Covid 19, duke marrë vëmendje të madhe mediatike.

Kryeministri i vendit del live në facebook dhe deklaron me keqardhje se është shumë i shqetësuar për situatën, duke paralajmëruar popullin, se po nuk mori vesh me të mirë, ai do ta rikthejë dajakun e karantinës.

Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Luli Basha, thotë në twitter se fajin për valën e re të koronavirusit e ka Edi Rama, ngaqë nuk ka ndjekur dhe dëgjuar këshillat e tij. 

Tek e fundit, ai e ka bërë të vetën dhe i ka dalë borxhit.

Ndërsa aktorja Delinda Disha shkruan në instagram se Covid 19 është thjesht një gënjeshtër për t’i shkatërruar njerëzit ekonomikisht dhe psikologjikisht, por shqiptarët duhet të qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO vaksinës (megjithëse ajo nuk është shpikur akoma).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Historia si nëpër filma e Nehat Kullës: Miku i kryeministrit, ku i biri “xhiroi” “La Casa del Papel”
Previous article ARTAN XH.DUKA/ Dilema historike e opozitës në Kuvend

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k