• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Po me atë “Lulin” tjetër si do t’ia bëjnë?
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Po me atë “Lulin” tjetër si do t’ia bëjnë?

October 9th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Përpiqem t’i kuptoj ata demokratë apo ish-demokratë të mërzitur, që janë ngazëllyer aq shumë dhe kanë nisur të ndjehen gjallë nga rikthimi në fushë i doktorit. Edhe adrenalinën apo motivimin e fortë, që prodhon idea e hakmarrjes për shumicën e tyre, se më në fund po afrohet dita e shpagimit për “besëprerin” Lulzim Basha.

Por e zemë për një çast se do t’u plotësohet ëndrra, ndonëse nuk ka ndonjë shenjë që kryetari me letra i PD ta çojë nëpër mend të dorëzojë çelësat, edhe sikur takimet e Berishës t’i shkojnë në oborrin e selisë.

Puna është se çfarë do bëjnë me atë “Lulin” tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë “liderin e thyer” peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

Me sa duket, 31 vjet pluralizëm në Shqipëri nuk kanë mjaftuar për të mësuar se në një vend demokratik duhet të bësh një herë partinë dhe pastaj të zgjedhësh kryetarin. Këta duan të zgjedhin një herë kryetarin, që ai pastaj t’u rregullojë apo t’ua bëjë ndoshta nga e para partinë.

Dhe për shkak të këtij keqkuptimi i kanë rënë shkurt, u janë falur të gjithë foltores, njësoj si ata të pafatët në bashkëjetesë, që pasi i provojnë të gjitha, martohen prapë me gruan e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Luli, të keqen mësoje matematikën!
Previous article ANDI BUSHATI/ Ku do ndalet Berisha?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k