• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ PD është sot më keq se para 20 vjetësh
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ PD është sot më keq se para 20 vjetësh

September 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Astrit Patozi/
PD ËSHTË SOT MË KEQ SE PARA 20 VJETËSH

Ardhja ime në këtë ceremoni nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë të lidhura me historinë moderne të vendit.
Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë.
Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë.
Ne sot si demokratë dhe të djathtë jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë, në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.
Sepse në atë kohë kur u vra Azemi, Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet.
Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë.

(Prononcim pas interesimit të medias gjatë ceremonisë në përkujtim të 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR ZHEJI/ Pse KM-ja, ish-piktor, fiton gjithmonë dhe është 3 hapa para?
Previous article ALBERT VATAJ/ Azem Hajdari, vrasja që tronditi nga themelet politikën shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k